Çdo njeriu i krijohet mundësia për të qenë një ditë hero në jetën e tij!

0 0

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dietolog-Nutricionist

(Ngjarje e vërtetë)

Fëmija hidhet në koshin e plehrave, por shpëton mrekullisht
Kur jeta fillon nga koshi i plehrave

Atëherë kur të gjithë festonin ndërrimin e viteve dhe ku krismat e lëndëve plasëse ishin gjithandej, fare pranë këtyre skenave në një nga shportat apo koshat që mbledhin mbeturinat, u hodh një foshnje e porsalindur.
Dikush kishte zemër për të bërë këtë veprim dhe zgjodhi pikërisht koshin për të braktisur foshnjen e porsalindur dhe koha kur ndodhi ishte ideale për të mos u vërejtur nga të tjerët, ishte nata e ndërrimit të viteve .
Edhe pse foshnja ne fillim u “mbrojt” duke qarë, shpejt zëri i saj humbi nga zhurmat e Vitit të Ri. Humbi zëri dhe foshnja po asfiksohej e mbështjellë me plehrat e shumta në koshin që qëndronte. Temperatura shënonte – 5 gradë C dhe do duhej vetëm edhe pak kohë që zëri i saj të humbte përfundimisht dhe që trupi i saj të përfundonte diku në depon e mbeturinave ose të shqyhej nga ndonjë kafshë tjeter vizitore e plehrave.

Atëherë kur ndodh mrekullia

Pikërisht në këto momente, derisa të tjerët festonin me gjithë të mirat, kishte nga ata qe kishin dalë të kërkonin në kosha nje copë bukë dhe diçka tjetër për të ngrënë. Për të varfërit nuk ka festë dhe nuk ka ditë pushimi. Pikërisht një nga këta të varfër, e dërgoi Zoti në ketë kosh dhe me dritën e baterisë së tij, duke kërkuar ushqim në plehrat e shumta, dalloi se aty kishte një krijesë tjetër, kishte nje vajzë të vogël që tani numëronte minutat e fundit të jetës duke mos i ngelur më as zë për të qarë. Ky njeri u step përballë asaj që pa, por pa u menduar fare e kapi dhe e mbështolli me leckat e tij këtë foshnje. Zemra e tij dhe lotët kaluan nëpër faqe duke pikuar tek fytyra e kësaj vajze të vogël. Iu desh kohë për të besuar atë që i shihnin sytë, iu desh kohë për të besuar se “Bota tjetër e njerëzve të pasur “ kishte forcë, kishte zemër që këtë fëmijë të hidhnin në mbeturina. Ky njeri, hero i pasur nga shpirti, e dërgoi vajzen në institucionin përkatës për trajtim të mëtejshëm, e dërgoi duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt . Festa e Vitit te Ri vazhdoi, e fishekzjarret nuk u ndalën edhe për disa orë.

Kjo natë kishte në vetvete një hero

Kjo natë kishte në vetvete një hero që pak njërez e njihnin. Në këtë natë, për këtë voglushe Zoti solli heroin e saj dhe e shpëtoi nga vdekja e sigurt.
Sot ne punën time ne Kliniken Pediatrike e mora ne duar këtë vajzë, e përqafova e përkëdhela dhe ende s’po mund të besoj rrugën që ka kaluar nga lindja e deri tani që është dita e dytë e jetës së saj. Ajo tani është stabile dhe thith me kënaqësi qumështin që i ofrohet. Ah, sa do doja që këtë qumësht ta merrte nga krahërori i nënës së saj. Diçka e madhe duhet të këtë ndodhur, një Zot e di.

Kur kjo vajzë erdhi në këtë jetë ndodhën disa mrekulli

Kjo vajzë një ditë do e kuptojë se kur erdhi në këtë jetë ndodhën disa mrekulli me të:

-ajo lindi në natën e Vitit të Ri dhe zhurma ishte ajo që e përcolli për disa orë;
-ajo u la në mëshiren e fatit në një nga koshat e qytetit,
– ajo bashkëjetoi me plehërat e atij koshi,
-ajo qau së bashku me festën e çmendur të fishekzjarreve,
– ajo u gjet nga një i varfër me zemër të madhe, i cili e mbështolli me leckat dhe dashurinë e tij.

Çdo njeriu i krijohet mundësia për të qenë një ditë hero në jetën e tij!

Kurrë mos e neglizhoni këtë mundësi. Nje ditë mund te shpëtoni një jetë. Një ditë fare pranë jush, dikush mund te përpëlitet drejt vdekjes. Ofroni dorën e ndihmës, shikoni përreth ata që kanë nevojë për ju. Respektoni të varfërit, mos i nençmoni sepse janë njerëzit me zemër të madhe, janë njerëz që i ka përplasur jeta, por që shpirti i tyre është i lirë dhe i gatshëm kurdoherë të ndihmojë të tjerët.
Si mjek dhe njeri jam mirënjohës pafundësisht këtij njeriu me zemër të madhe, që e shpëtoi një foshnje nga vdekja e sigurt dhe më mundësoi që sot në punën time si kujdestar në Klinikën Pediatrike, të kem në duar këtë fëmijë, ta përqafoj dhe të përjetoj këtë ndjenjë te rrallë e kaq të veçantë.

TE LUMTË PËR ATË QË BËRE, JU JENI HEROI I VITIT TË RI. JU FESTUAT NË MËNYRËN MË TË MIRË, JU SHPËTUAT NJË JETË ME DASHURINË DHE ZEMRËN TUAJ.

A ka nisje me të mirë sesa kjo për vitin që po fillon.
Kjo vajzë tani është pjesë e shpirtit tim. Një kolege imja e quajti „Jeta”,mbase ka të drejtë. Jeta i mbijetoi nje fillimi jo të zakontë. Zoti i dhuroi Jetës, jetën e sot ajo e gëzon atë.
(ngjarje e vertete e ndodhur ne Sarajeve në ndërrimin kalendarik te Vitit të Ri). www.familjadheshendeti.com






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X