Çdo nënë që sapo ka lindur, është nënë e re edhe nëse ka fëmijën e pestë

0 0

Ndonjëherë gjërat që kemi më shumë nevojë t’i kujtojmë na shfaqen në mënyra të papritura.

Kishin kaluar pak javë që kur u kthyem nga spitali në shtëpi me fëmijën tonë të pestë, pasi qëndrimit në inkubator.

Meqë ishte fëmija im i pestë, e kisha bindur veten se këtë herë kisha përvojën dhe dijen e nevojshme për të shijuar periudhën pas lindjes. Në fakt nuk ndodhi kështu. Ndihesha kaq e lodhur. Fëmijët e mi më të mëdhenj ndiheshin të lënë pas dore. Doja shumë ta ushqeja vajzën me gji, por kisha mastit sërish dhe nuk mundesha. Nuk doja ta ndërprisja gjidhënien, por pas shumë konsultimesh me specialistë të ndryshëm, kjo ishte zgjidhja e vetme.

Më pas erdhi faza që duhet të kërkoja mënyra për të ndërprerë prodhimin e qumështit. Kam kërkuar shumë në internet, kam lexuar shumë, kam marrë shumë produkte si çajra dhe pikërisht në paketimin e një prej këtyre çajrave lexova diçka.

“Për nënën e një të porsalinduri: Mos harro ti sapo ke lindur gjithashtu”.

Dhe menjëherë fillova të qaja.

Pse nuk e kisha menduar kështu më parë? A nuk është e vërtetë në fakt pavarësisht nëse ke lindur fëmijën e parë apo fëmijën e pestë?

Nuk është kurrë e njëjta eksperiencë. Çdo pjesëtar i ri në familje vjen me sfidat e betejat e tij. Vërtet unë kam lindur edhe katër herë të tjera, por kurrë nuk kam qenë në këto rrethana, me kaq fëmijë, në këtë mosha etj.

Me pak fjalë, unë jam një nënë e re sërish.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por duke lexuar atë mesazh në kutinë e çajit, kuptova sa gabim e kisha pasur konceptin për mëmësinë.

Por, kuptova se nuk isha vonë. Duhet të kuptoja se me lindjen e fëmijës, unë isha nënë e re sërish.

Prandaj kam një mesazh për të gjitha nënat:

Për nënën që sapo solli në jetë fëmijën e saj të parë;

Për nënën që lindi fëmijën e saj të pestë;

Për nënën që kishte menduar se nuk do të bënte më fëmijë, por sapo e lindi më të voglin e saj;

Për nënën që sapo mori telefonatën nga agjencia e birësimit;

Për nënën që sapo mësoi se fëmija i saj është me nevoja të veçanta;

Për nënën që ka lindur binjakë ose trinjakë;

Për nënën që sapo mësoi se është shtatzanë;

Për nënën që sapo u kthye në punë;

Për nënën që vendosi të qëndrojë në shtëpi;

Për nënën që ushqen fëmijën me formulë;

Për nënën që ushqen fëmijën me gji;

Vetëm mbani mend: Edhe ju sapo keni lindur si nëna, secila në mënyrën e saj. Do të fitoni dije dhe njohuri me kohën. Por nuk ka kuptim të mendojmë se duhet të dimë gjithmonë çfarë të bëjmë dhe si të sillemi, sepse çdo ditë sjell diçka të re.

Lexo edhe: 6 gjërat që çdo nënë e re duhet t’i dijë që “të mbijetojë” 6 javët e para






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X