Cfarë është kandida?
Candida është një kërpudhë e pranishme në shumë zona të organizmit, e cila mund të shfaqë një sërë shqetësimesh. Mendohet se është një infeksion, në të vërtetë ajo është është një kërpudhë që mund të shkaktojë probleme jo vetëm në zonën intime. Candida mund të gjendet edhe në kavitetin oral, në lëkurë, si edhe në aparatin intestinal.
Cfarë e shkakton candida albicans?
Candida mund të jetë agresive për një sërë arsyesh, dhe në më të shumtën e rasteve shkaktohet nga stresi, i cili shkakton çrregullim në sistemin mbrojtës dhe e bën organizmin më të dobët. E gjithë kjo gjendje favorizon shtimin e kërpudhës. Ky shqetësim mund të favorizohet edhe nga përdorimi i antibiotikëve për një periudhë të gjatë kohe, të njëjtën gjë e bën edhe konsumimi i ushqimeve që çekuilibrojnë florën bakteriale. Gjithashtu kjo kërpudhë favorizohet edhe nga veshja e veshjeve intime prej materiali sintetik, një higjene jo të mirë intime, marrëdhënieve seksuale jo të mbrojtura, shtatëzania, si edhe disa çrregullime hormonale.
Cilat janë simptomat?
Simptomat janë të ndryshme për zona të ndryshme të prekura nga candida albicans. Nëse shfaqet në zonën vaginale shoqërohet me kruarje lokale, djegie gjatë marrëdhënieve seksuale, skuqje dhe sekrecione të bardha të trasha. Këtyre simptomave mund t’ju bashkangjitet dhe dhimbja gjatë urinimit, irritimi, njolla të bardha në lëkurën e zonës vaginale. Tek meshkujt mund të vihen re flluckat në zonën e penisit. Nëse mendoni se jeni prekur nga candida albicans duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog.
Si mund ta parandalojmë?
Parandalimi i kësaj sëmundje mund të bëhet duke ndjekur një higjene shumë të mirë intime. Përdorni gjithmonë një sapun apo detergjent të posaçëm jo agresiv, pëdorni veshje intime vetëm prej pambuku, përdorni peceta ditore në raste shumë të rralla (kur e keni vërtet të nevojshme) si edhe limitoni veshjen e pantallonave shumë të ngushta.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu