Konsumimi i çajit është një ritual që shumë gra e vazhdojnë edhe gjatë shtatzanisë. Çaji është i mirë për shëndetin e njeriut pasi përmban vlera ushqyese që mbrojnë zemrën dhe rrisin sistemin imunitar, e gjithashtu ai është një antioksidant dhe ul rrezikun e prekjes nga kanceri.
Në vitet e fundit çajrat bimorë janë bërë shumë popullor. Çajrat përftohen nga zhytja e gjetheve, farave apo rrënjëve në ujë të ngrohtë dhe veçimin e lëngut nga mbetjet e ngurta. Kur konsumojme çaj bimor, ne përfitojme të gjithë elementët që bima përmban, për shëndetin tonë, në një formë lehtësisht të tretshme.
A është i sigurt konsumimi i çajit bimor gjatë shtatzanisë?
Çajrat bimorë janë të shijshëm dhe bëhen shumë kombinime të cilat mund të zgjidhen nga preferencat personale. Por kujdes, jo të gjithë çajrat bimor mund të konsumohen gjatë shtatzanisë! Vetëm sepse janë natyrale nuk do të thotë që të gjithë çajrat janë të sigurt për tu përdorur, për më tepër gjatë periudhës së shtatzanisë. Megjithatë shumë prej tyre mund të konsumohen në sasi të moderuar dhe janë shumë të mirë për shëndetin tuaj dhe zhvillimin e fetusit.
Më poshtë është paraqitur një listë e çajrave që mund të përdoren gjatë shtatzanisë.
- Çaj i mjedrës ( një filxhan në ditë pas javës së 24);
- Çaj i xhinxherit ( 2-3 filxhanë në ditë kur keni probleme me stomakun)
- Çaj mentes ( ju ndihmon me të vjellat në shtatzaninë e hershme)
- Çaj i rooibos ( është fantastik të konsumohet gjatë shtatzanisë pasi është i pasur me antioksidantë, kalçium dhe magnez.
- Çaj i hithrit (ky çaj ka nivele të larta hekuri, kalçiumi dhe magnezi)
- Çaj i kamomilit ( ju ndihmon në lidhje me pagjumësinë dhe inflamacionin e nyjeve)
Lexoni dhe: Caji i malit, nje oaz mireqenie per te gjithe!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu