Një studim i kryer nga “Brunswick lavoratories”, ka nxjerrë përfundimin se çaji i malit është një pije me shumë vlera për shëndetin tonë. Fillimisht është përdorur në Greqi dhe tashmë njihet për një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe vetitë antioksidante.
Përfitimet e çajit të malit
Është përdorur që në antikitet, në qytetërimin grek në kohën kur Hipokrati (i konsideruar edhe si babai i mjekësisë) ka folur në lidhje me përfitimet që sistemi imunitar dhe aparati i frymëmarrjes ka nga ky caj.
Sipas mjekut Jun Ji të laboratorit “Brunswick”, çaji i malit vepron si anti-inflamator, anti-mikrobik, mbron aparatin tretës etj. Gjithashtu një studim tjetër i publikuar në “Journal of the science of food and agriculture” ka treguar se çaji i malit vepron edhe kundër stresit oksidativ, duke ju bërë të ndiheni më mirë dhe duke ju rregulluar humorin.
Ai vepron gjithashtu edhe kundër disa mikroorganizmave si stafilokoku, candida albicans (pergjegjëse për infeksionet mykotike) si edhe E.coli. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2012, çaji i malit ndikon edhe në rregullimin e presionit të gjakut nëse ai është i ulët.
Pra filloni ta konsumoni më tepër tani që i dini të gjitha përfitimet!
Lexo edhe: Kolla dhe infeksionet e rrugeve te frymemarrjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu