Çaj kamomili për bebet: A është i sigurt dhe a funksionon?

0 0

Kamomili është një barishte kuruese, që do të thotë se është e njohur për vetitë e saj për të parandaluar dhimbjen nga gazrat dhe për ta qetësuar atë, dhe kjo e bën një produkt ideal për foshnjat e vogla.

Një nga profesoret e universitetit të Masaçusetsit, Paula Gardiner, thotë se kjo barishte jo vetëm që ndihmon për të lehtësuar kalimin e gazrave por edhe funksionon për muskujt e vogla të zorrëve duke i qetësuar ato.

Kamomili sjell gjithashtu edhe përfitime të tjera. Kjo bimë përveçsse është një lloj qetësuesi I butë, prandaj të rriturit e marrin shpesh atë para se të flenë gjumë,  ajo funksionin gjithashtu si një anti-inflamator. Është përdorur për mijëra vjet dhe është një nga barërat më të përdorura edhe në kohërat moderne.

A bën çaji i kamomilit për dhimbje barku?

Përdorimi i kamomilit për dhimbjen e barkut është i paqartë, megjithëse e njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë dhimbjen e barkut tek bebet, pasi kjo diagnozë përcaktohet zakonisht kur një foshnjë qan shumë.

Bima konsiderohet e sigurt për foshnjat mbi gjashtë muajshe, periudhë kjo kur prindërit mund të fusin në menunë e fëmijës edhe ushqime të tjera veç qumështit të gjirit dhe formulës.

Por për foshnjat nën gjashtë muaj nuk këshillohet. Kjo pasi ka pak të dhëna për efektet e kamomilit tek foshnjat, por Gardiner thotë se  studime klinike kanë treguar dëshmi se kamomili  mund të funksionojnë dhe pa efekte anësore. Në një studim që u bë, 68 foshnjave me dhimbje barku, që ishin nga dy deri në tetë javë, iu dha kamomil në kombinim me bimë të tjera, dhe dhimbja e barkut u eliminua në më shumë se gjysmën e fëmijëve, pa efekte anësore. Një tjetër studim i 93 foshnjave me gji që kishin dhimbje,  zbuloi se e qara e tyre u zvogëlua në më shumë se 80 përqind pasi morën ekstraktin bimor.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore zakonisht rekomandojnë dhënien vetëm të qumështit të gjirit dhe formulës për foshnjat në muajt e parë të jetës së tyre, pavarësisht nëse ka ose jo rreziqe të provuara.

A është I lidhur kamomili me ndonjë alergji?

Duket se ka pak efekte anësore të lidhura me kamomilin, edhe pse dikush që ka alergji ndaj bimëve mund të ketë probleme me të.

Alternativa të tjera në vend të kamomilit mund të jenë të tjera bimë kuruese që bëhen çaj si qimnoni, kopër, koriandër etj, që njihen si bimë që ndihmojnë tretjen.

Bota e mjeteve rrethanore bimore është e madhe, dhe ka shumë bimë me efekte të ndryshme qetësuese.

Lexo edhe: Cajrat bimore luftojne ankthin dhe stresin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cili është ndryshimi kryesor i...

Ndërkohë që disa studime sugjerojnë që ushqimet e ngurta të mos i fillohen fëmijës para se të mbushë 6 muajsh, ka plot pediatër të tjerë që sugjerojnë fillimin e lëngjeve...

Menu javore per bebe 11+...

Në muajin e 11 aparati tretës dhe sistemi imunitar i bebit është zhvilluar mjaftueshëm për të provuar disa ushqime të tjera më komplekse, por sërish është e vështirë për disa...

Gatimet që mund t’i përgatisni...

Në këtë fazë, shumë foshnja mund të konsumojnë edhe ushqime për të rritur me kombinime më të zbutura. Pure me peshk të bardhë, karota dhe presh Ky kombinim për pure...

Menu javore per bebe +7...

Çfarë duhet të hanë fëmijët për mëngjes, drekë apo darkë? Po ndërmjet vakteve kryesore?Ja një menu javore që mund t'ju ndihmojë. Disa ditë më parë mundëm të realizonim një material...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X