Përbërësit:
- 2 gota miell;
- 1 lugë çaji maja buke;
- pak kripë;
- 1 lugë gjelle vaj;
- pak qumësht.
Për mbushjen:
- disa feta djathë kaçkavall;
Sipas dëshirës mund ta shoqëroni me:
- mish pule;
- mish të grirë;
- spinaq etj.
Përgatitja
Mënyra e parë:
- Pasi e lëmë brumin të vijë, hapim një petë. Sipër saj shtojmë mbushjen dhe e palosim duke e mbyllur në të gjitha anët. Pasi e kemi mbyllur e tërhollim sërish.
Mënyra e dytë:
- Hapim një petë, vëmë mbushjen sipër dhe sipër saj shtojmë një petë të dytë. Anët i mbyllim duke i shtypur me pirun.
- Në një tigan me zjarr të ngadaltë, hedhim një lugë të vogël gjalpë për selicën nga petët që do të skuqim. I skuqim nga të dyja anët dhe byrekët janë gati.
Lexo edhe: Ja disa receta per mengjesin e nje gruaje shtatzene
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu