Ju keni dëgjuar shumë herë se sa e rëndësishme është të pastroni dhe lani dhëmbët.
Por historia e një plaku 68-vjeçar, higjiena e dobët e dhëmbëve që pothuajse i kushtoi jetën, mund t’ju bëjë të mendoheni dy herë nëse do shkoni në shtrat pa larë dhëmbët.
Pacienti shkoi në urgjencë pasi një dhimbje dhëmbi u shndërrua në diçka më serioze. Kjo shkaktoi temperaturë, dhimbje dhe vështirësi gëlltitjeje, dhe qafë të fryrë.
Diagnoza e tij? Angina e Ludvigut. Është një ndërlikim potencialisht vdekjeprurës që më së shpeshti ndodh falë infeksionit të dhëmbëve.
Gjërat mund të përkeqësohen shpejt pasi infeksioni të përhapet në këtë hapësirë. “Problemi është se zona është e përbërë nga inde të lirshme. Bakteret fillojnë të përhapen me shpejtësi. Krijojnë celulitin, një infeksion bakterial që rezulton në lëkurë të kuqe dhe të fryrë, shpjegon Dr. Huh.
Ju mund të pyesni veten se çfarë po shikoni në këtë foto dhe keni të drejtë. “Gjuha në krye” është gjuha aktuale e pacientit. Nën të është ind i fryrë, një rezultat i anginës së Ludvigut.
Edhe më e frikshme është ajo që mund të kishte ndodhur nëse pacienti do të kishte pritur edhe pak orë para se të kërkonte ndihmë mjekësore. Gjuha e tij do të ishte shtyrë mbrapsht, duke rezultuar me vdekje nga mbytja.
“Ai nuk u kujdes mirë për dhëmbët e tij. Nëse do kishte pritur disa orë, ai mund të ketë pësuar një këputje të arteries karotide “, shton Dr. Huh.
Ai thotë se angina e Ludvigut mund të rezultojë nga diçka aq e thjeshtë sa prerja në gojë kështu që patjetër duhet të pastroni mirë gojën çdo ditë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu