Burri im nuk është dado, është prind

0 0

“Ky postim është bërë viral disa kohë më parë dhe është imituar nga shumë prindër të tjerë. Të jem e sinqertë, jam e lumtur që kam hapur këtë diskutim mes shumë çifteve.

Njerëzit habiten kur dëgjojnë se im shoq zgjohet natën për të ushqyer fëmijët dhe më lë mua të fle. Të tjerët mendojnë se është gjest shumë i mirë nga ana e tim shoqi që më “lejon” mua të shkoj në një kafe ndërkohë që ai mban fëmijët. Ata gjithashtu nuk mund të besojnë që im shoq “merret” me fëmijët dhe unë shkoj për vrap në fund të një dite të lodhshme.

Im shoq nuk i “mban” fëmijët si të ishte dado. Ai është prindi i tyre. Ai po bën atë që quhet prindërim. Ai po merr pjesë aktive në rritjen e fëmijëve dhe është prezent si për të blerë lodra të këndshme edhe për të përballuar zemërimet kokëforta të fëmijëve në publik.

Ai po u tregon fëmijëve të mi ç’do të thotë të jesh baba, bashkëshort dhe burrë, dhe unë nuk mund të isha më e lumtur se kaq, dhe më e çlodhur falë tij. Faleminderit zemër”.

Lexo edhe: Mos e trajtoni babain e femijes si dado

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X