Burrat nuk do te qeshin!

0 0

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...
Nga Diana Çuli

Ndonjëherë nuk na shkon mendja aspak se fitoret që kemi arritur në jetë mund të na zhduken pa u kuptuar dhe, një ditë, të gjendemi përsëri aty ku ishim. Kjo ide më vërtitet në kokë herë pas here. Më vërtitet e më shqetëson, për shembull, sa herë dëgjoj të thuhet zonja Ministër i Kulturës, i Inovacionit, i Ekonomisë, i Mbrojtjes, e Punëve Sociale… Sëmurem. Nuk kuptoj. Pyes. Kam disa vite që pyes. Qëkur filloi kjo habi e padëgjuar. Më përgjigjen se ky është një rregull, që nuk ka lidhje me individin, por me postin, i cili njësohet. Pra nuk fyen gratë aspak, por thjesht nuk krijon konfuzion. Po pse? Kujt i krijohej konfuzion kur thuhej ministre?
Pyes gjuhëtarët nëse në ligjin tonë gjuhësor postet e larta për gratë duhet të shprehen në gjininë mashkullore. Më thonë jo, nuk është marrë kurrë ky vendim. Nga gjuhëtarët, e kam fjalën. Pra, është shkelur dhe ligji. Gjuha shqipe i ka të dyja gjinitë dhe profesionet, edhe për gratë, që shprehen në gjininë femërore si doktoreshë, profesoreshë, mësuese, parrukiere, shitëse etj. Gërmoj në teorinë e barazisë gjinore, pyes koleget e mia të këtushme e ato perëndimore. Vërej se këtu ky debat nuk është ngritur kurrë. Nuk e kishim më parë. Më duket se lindi në vitet e tranzicionit, duke dëgjuar anglezët e amerikanët që thoshnin edhe për gratë, “ The Minister” ( që fundja, nuk kanë gjini në gjuhën e tyre) por edhe italianët e francezët. Pra, mendova me vete, po kopjojmë një gabim të tyrin, një diskriminim të tyrin të hapur, sepse pandehim që çdo gjë perëndimore është e drejtë. Madje dhe diskriminimi gjinor. Por, ishte fillimi dhe e mendova si një naivitet. E shoh që nuk ndryshon, përkundrazi po pranohet gjerësisht si diçka normale dhe krejtësisht e arsyeshme. Ndërkohë që perëndimi vetë është zgjuar e po shkundet, ka vite që debaton, që ndeshet me konservatorizmin e patriarkalizmin, le t’u vëmë gjërave emrin e tyre të vërtetë, po fiton terren dhe po ndryshon. Sepse, të parat gratë, po edhe intelektualë e shoqëria civile, edhe njerëzit më të thjeshtë, e kuptojnë fare mirë se ky është një diskriminim jo i fshehur, por i hapur.
Këto vitet e fundit veçanërisht në France dhe në Itali ngrihet pa fund ky problem: përse atëhere, ngulmojnë njerëzit e këtyre vendeve, profesionet jo të posteve të larta: parrukiere, shitëse, infermiere, etj, të mos njësohen në mashkullore? Apo se tek të lartat hyn krimbi i pushtetit? Se aty nënkuptohet me sofistikim e dinakëri të madhe ky mesazh: mos harroni, pushteti politik dhe administrativ është yni jetë e mot! Dhe ju gratë, e pranoni vetë, duke u vetëquajtur ministër, sepse e dini që ky është dhe do të mbetet terreni ynë! Kështu ju tjetërsojmë, duke ju detyruar ta pranoni. Por, në Francë, ku ka padyshim diskriminim gjinor si kudo tjetër, megjithëse vetë ministret kërkojnë që të përdoret femërorja, Akademia Franceze hesht dhe detyron formën e vjetër mashkullore ( gjithnjë vetëm për postet e larta). Pra, ka dhe më keq. Këtu Akademia jonë, të paktën nuk shprehet. Dhe gratë franceze mobilizohen duke kërkuar ndryshimin, kundër padrejtësisë, që u duket edhe simbolike. Ato përmendin vazhdimisht rastin e Kebekut ku lëvizja e fortë feministe e arriti që prej 1979-ës formën femërore në postet e larta: Aje thuhet “Madame la Première Ministre” ! ( Zonja kryeministre dhe jo zonja kryeministër!) Si dhe për ministrat e deputetët. Ky debat i ka shtyrë italianët edhe të bëjnë shaka e të shkruajnë: ministri është shtatzanë! (Il ministro è incinta). Madje në Itali janë angazhuar disa institucione akademike si “Academia della Crusca” etj, ku sugjerohet të mos shtrembërohet gjuha, por të respektohet dhe për postet institucionale që mbajnë gratë të përdoret normalisht gjinia femërore: deputete, ministre, drejtore, kryetare bashkie, etj. Lëvizje që është pranuar e përqafuar nga vetë gratë në poste drejtuese dhe nga shoqëria në përgjithësi. Mjafton të hapen faqe të thjeshta interneti dhe gjinden me mijëra diskutime rreth kësaj çështjeje ku i bëhet presion zyrtarëve të lartë të normalizojnë emërtimet dhe të heqin dorë nga diskriminimi. Po kështu edhe në Gjermani dhe në Spanjë pati një prirje të fortë për t’i sjellë emërtimet e posteve në gjininë e tyre të natyrshme dhe jo të shtrembëruar.
Tashmë në Spanjë thuhet “la ministra” dhe jo “el ministro” për gratë. Në gjermanisht u rregullua duke shtuar mbaresën e duhur gjinore ( siç e ka kjo gjuhë): der minister – ministri/ die Ministerin – ministrja. Anglishtja dhe suedishtja nuk e kanë këtë problem, se janë gjuhë pa gjini, neutrale ose asnjëanëse. Por, suedezët po përpiqen me anë formash të reja që shpikin, të dallojnë postet e grave nga ato të burrave, pikërisht nga rreziku i diskriminimit gjuhësor, që është në thelb, diskriminim gjinor. Po shqipes, që ishte krejt në rregull, pse i ranë në qafë?
As njerëzit që nuk e kishin këtë gjë në mendje, përse i detyrojnë ta pranojnë këtë shfytyrim? Pra, perëndimi, nuk është e vërtetë që e ka këtë model si të përkryer e të vetmin. Ai po ndryshon, pjesa më e madhe e tij e di se është i padrejtë dhe diskriminues dhe vetë fakti që ndryshimi ka hasur rezistencë tregon se sa e rëndësishme është të realizohet. Ndërsa ne që nuk na detyroi askush, se, prej shkrimit të parë të gjuhës shqipe e deri më sot, na hipi kjo mani e cila nuk më duket dhe aq e thjeshtë, edhe sikur të jetë vetëm naivitet, kopjim i verbër, apo indiferencë.
Përfytyroni të kundërtën: sikur ndonjë marrëzi e nesërme të detyrojë formën femërore për postet e larta dhe në parlament të thuhet: po flet ministrja e bujqësisë, zoti Astrit Filani. Nuk besoj se burrave do t’u vijë për të qeshur apo do të qëndrojnë indiferentë!
Nga: Tirana Post.al

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X