Burrat jane me terheqes kur behen prinder!

0 0

Në ditët e sotme duket se burrat me fëmijë janë më tërheqës. Sipas disa studimeve gratë shprehen kështu.
Por çfarë e shkakton këtë mendim?
Sipas një sondazhi të bërë kohët e fundit është vënë re se gratë mendojnë se burri i tyre është më tërheqës tani që është bërë baba. Ky mendim dhe kjo ndjesi vjen si pasojë e mënyrës si burri kohët e fundit e praktikon rolin e tij. Në vitet e mëparshme babai konsiderohej si një figurë e cila kishte për “detyrë” vetëm të siguronte të ardhurat e familjes dhe me rritjen apo edukimi e fëmijës duhej të merrej nëna. Në ditët e sotme kjo gjë ka ndryshuar dhe babain mund ta shikojmë edhe duke ushqyer fëmijën apo duke i ndërruar bebelinën. Tashmë nuk është më një ndodhi e rrallë që babai të dalë shëtitje vetëm me fëmijën apo ta çojë atë në tualet për të kryer nevojat e tij personale. Është pikërisht kjo ana e tij e ëmbël që e bën bashkëshorten e tij të mendojë se është më tërheqës.
Pra sa më shumë i dashur, i ndërshëm, i dhënë pas familjes dhe mbi të gjitha pas fëmijës të jetë një mashkull, aq më shumë do ta ketë vemëndjen e bashkëshortes së tij. Burra! Kini parasysh se sjelljet e ashpra “burrërrore” si edhe indiferenca ndaj gruas tashmë i përkasin karakteristikave “tërheqëse” të kohës së shkuar!

Lexoni dhe:PERSE BURRAT NE NJE MARTESE TE LUMTUR I TRADHTOJNE GRATE GJATE SHTATZANISE






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X