Burrat dhe grate, te ndryshem edhe ne enderra

0 0

Që ëndrrat e burrave dhe të grave janë të ndryshme kjo është diçka që tashmë të gjithë e dimë, por se cilat janë detajet që e bëjnë diferencën kjo është diçka për t’u zbuluar. Dhe në fakt këtë është përpjekur të bëjë një grup studiuesish amerikanë, të cilat kanë dalë në përfundimin se ëndërrat e burrave janë të fokusuara më tepër tek paraja, seksi dhe fantashkenca.

Një sondazh i bërë nga disa amerikanë

Janë marrë në studim rreth 2.000 amerikanë dhe të dhënat e para që kanë dalë nga sondazhi i bërë është nxjerrë përfundimi se gratë kanë një kujtesë më të mirë se burrat. Gjithashtu ata kanë thënë se gratë janë të prirura të kenë shumë makthe gjatë natës, gjë që i bën ato të kenë një gjumë më pak të qetë se burrat.

Ëndërrat e grave

Cfarë shikojnë në ëndërr gratë? Duket se ëndërrat e tyre kanë si “tematikë” kryesore skena të cilat karakterizohen nga ndjenja pasigurie si për shembull, humbja e ndonjë dhëmbi, tradhëtia bashkëshortore e cila në të vërtetë mund të mos ketë ndodhur aspak, gjarpërinj, insekte ose gjallesa monstruoze, pra në përgjithësi ëndërrat e grave mund t’i ngjajnë skenarit të një filmi horror, thriller ose drame.

Cfarë ëndërrojnë burrat?

Burrat shikojnë ëndërra më të thjeshta se gratë. Në të vërtetë ato janë të përqëndruara më tepër tek paratë, takimet seksi dhe romantike që mund të kenë me një grua, si edhe episode fantashkence. Njihet edhe një numër i madh burrash që ëndërrojnë ufo dhe alienë.

Ëndërrat e përbashkëta

Njihen edhe disa tipe ëndërrash që shikohen nga të dyja gjinitë siç janë: rënia nga një lartësi, ndjekja nga dikush, kryerja e marrëdhënieve seksuale të ndaluara, kthimi nga shkolla, të qënit të papërgatitur në lidhje me një pyetësor duke përjetuar të gjitha ndjesitë e tmerrshme.

Ankthi

Përse gratë shikojnë ëndërra të tmerrshme? Sepse ndiejnë më shumë ankth, dhe ankthi i akumuluar në jetën reale krijon monstra të vërtetë në imagjinatën e saj.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X