Britani, gjinj mbi çati, ja qëllimi i fushatës

0 0

 

Një kompani që prodhon pompa për shtrydhjen e gjirit në Angli ka nisur një fushatë shumë unike, sensibilizuese për gjidhënien në publik. Për të nxitur diskutimet dhe pranimet mbi këtë temë, kompania ka zgjedhur që në ditën e nënës në Britani, që është 31 Marsi të vendosin objekte në formën e gjirit mbi çatitë e disa ndërtesave.

Qëllimi është të tërhiqet vëmendja e personave që janë kundër gjidhënies publike e të mësohen duke parë diçka që është natyrale dhe nuk ka aspak nuanca të turpshme.

“Misioni ynë është të përdorim teknologjinë në mënyrë që të mund t’i gëzojmë gratë. Një nga gjërat kyçe që i karakterizon nënat e reja është së ato kanë detyra dhe angazhime të shumta, të ndryshme gjatë përditshmërisë së tyre. Ato duhet të kthehen në punë, duhet të jenë profesioniste, duhet të jenë nëna, duhet të jenë gra.

Kështu që pompa e kompanisë sonë është projektuar që ju të mund të jeni gruaja që dëshironi të jeni dhe nëna që dëshironi të jeni”, tha përfaqësuesja e kompanisë.

Një gjë është e qartë, kjo lëvizje mund të ketë qenë strategji e mençur marketingu, por gjithashtu bëri që njerëzit të flasin për diçka për të cilën duhet të flitet.

Lexo edhe: “Ushqeje femijen ne banje!”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X