Blerja e karroces se bebes, disa keshilla per te mos gabuar

0 0

Para se të shpenzoni për një karrocë bebesh duhet të vlerësoni disa gjëra tek ajo në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur. Ja cilat janë ato:

Pamja e jashtme

Ju pëlqen apo jo pamja është ajo që “godet” menjëherë syrin dhe për këtë arsye duhet të zgjidhni një karrocë të bukur dhe të rehatshme. Si mund të kuptohet që është e rehatshme? Duhet të ketë një mbështetëse këmbësh, një shtresë sfungjeri relativisht të trashë duke qënë se fëmija do të qëndroj edhe ulur në të, duhet të hapet ose mbyllet në 2-3 pozicione (mbështetësja e kurrizit).

Zgjidhni një karrocë praktike

Ajo duhet të zërë pak vend në makinë, në shtëpi dhe kudo që mund të shkoni. Ajo gjithashtu duhet të jetë e tillë që t’ju mundësojë ta mbyllni edhe me një dorë. Gjithashtu pjesët e saj prej cope dhe sfungjeri duhet të hiqen që të mund të lahen në lavatrice. Duhet të ketë një vend ku mbështetet çanta si edhe një kosh në fund të saj ku mund të vendosni sende. Gjithashtu duhet të jetë e përdorshme deri në moshën 3-4 vjeçare. I rëndësishëm është edhe vendi ku vendosen biberonat.

Karrocë e kthyeshme

Dmth bebi të jetë me fytyrë nga ju dhe më pas nëse e ktheni, të jetë me shpinë nga ju. Gjithashtu edhe dorezat duhet të përshtaten në varësi të gjatësisë tuaj. Për shembull nëse ju jeni e gjatë 1.62 cm dhe burri juaj 1.90 cm nuk do të mund ta mbani karrocën në të njëjtën lartësi.

 

Lexoni dhe: Marsupi? 5 arsye perse eshte me i mire se karroca

 

 

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X