Binjakja që mbajti në bark binjakët e motrës

Nje grua vendos te mbaje ne bark femijet e motres se saj binjake, pasi kjo e fundit kishte probleme shendetesore dhe e kishte te pamundur. Ky veprim e ka forcuar edhe me shume perjetesisht lidhjen mes motrave.




0 0

Lidhja mes motrave është e veçantë, por Jill Noe dhe Whitney Bliesner kanë një lidhje unike që shkon përtej thjesht të qenit motra. Si binjake, Jill dhe Whitney kanë ndarë shumë histori e ngjarje gjatë gjithë jetës së tyre, dhe kur Jill u bë surrogatja e Whitney-it, ato madje ndanë edhe shtatëzaninë.

Whitney ka një sëmundje të rrallë të quajtur NF2 (Neurofibromatozë tipi 2). Për shkak të NF2 ajo humbi shikimin në syrin e majtë dhe dëgjimin në veshin e saj të djathtë, si dhe pjesërisht në veshin e majtë.

Gjendja e saj e bën shtatzëninë të rrezikshme dhe sëmundja është e trashëgueshme. Whitney dhe burri i saj, Pete, dëshironin të krijonin një familje, por kostoja e adoptimit dhe mundësisë surrogat dukej sikur po ua hiqnin mundësitë e prindërimit. Derisa Jill u bë surrogatja e tyre.

“Kur Jill tha se donte të mbante një fëmijë për mua, u shokova”, tha Whitney. “Unë nuk jam qaramane, por me të vërtetë u emocionova.”

Nëpërmjet IVF ajo mbajti vezët e pllenuara me spermatozoidin e Petit për të bërë familjen e motrës së saj binjake, dhe më 7 qershor Jill lindi djalin dhe vajzën e Whitney dhe Pete, Rhett dhe Rhenley.

“Ajo gjithmonë ka dashur të bëhet nënë dhe sëmundja e saj tashmë i ka marrë shumë nga vetja. Unë nuk do ta lejoj (NF2) t’i marrë edhe këtë mundësi motrës sime”,- tha Jill . “Ajo është shoqja ime më e mirë dhe unë e di se ajo do të kishte bërë të njëjtën gjë për mua”.

Jill është një motër e mrekullueshme, dhe Whitney është tashmë një nënë e mahnitshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X