Binjakët lindin pak minuta pas termetit, mjekja: Nuk kam fjalë!

0 0

Në mesin e mesazheve ngushëlluese për familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin sot që në orët e para të mëngjesit, mjekja e njohur ndan një mesazh shprese nga materniteti  ‘Koço Gliozheni’ .

Në llogarinë e saj të Facebook, Anika Dokle pak minuta pas tmerrit të përjetuar nga lëkundjet e tërmetit 6.4 ballë i shkallës Rihter në Shqipëri publikon pamje jete nga dy binjakë të porsalindur në maternitetin në të cilën ajo punon.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!” shprehet krahas videos  mjekja Dokle, ndërsa bën me dije se binjakët lindën 20 minuta pas tërmetit.

Është hera e dytë që mjekja, Anika Dokle publikon mesazhe shprese ndërkohë që vendi ndodhet nën terrorin e forcës shkatërruese të termetëve. Dy muaj më parë, Dokle ndau me ndjekësit e saj një video ku dukej ajo së bashku me kolegët duke inkurajuar femrat në prag të lindjes të ruanin qetësinë.

“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja.” shkruante ajo.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë shkalla Rihter ishte një nga lëkundjet e shumta dhe të përsëritura që përjetoi vendi ynë brenda pak orësh, duke lënë pas një bilanc tragjik prej të paktën 15 viktimave. Epiqendra ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Lezhë, Fushë-Krujë, Fier por edhe në Kosovë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X