Bieta Sulo flet për raportin me Joelle dhe sekretet që i mbajnë Albanit

0 0

Sa herë është e pranishme moderatorja Bieta Sulo në studio televzive, në rolin e të ftuarës, ka gjithmonë shumë interes për marrëdhëniet e saj familjare, përtej karrierës dhe asaj që shohim çdo ditë në ekran.

Një pjesë shumë të rëndësishme në jetën e saj përtej kamerave, në përditshmëri, në festa, në pushime zë edhe Joelle, vajza e Albanit nga martesa e tij e mëparshme.

Mbrëmjen e djeshme, Bieta Sulo ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli edhe për raportet me Joelle.

“Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë?” – e pyeti njëri nga fëmijët protagonistë.

Ajo tha se me vajzën e Albanit janë shoqe të ngushta, madje mes tyre bëhen edhe biseda “fshehur” tij.

“E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit”.

Kur u pyet nëse në këto biseda shajnë Albanin, Bieta u përgjigj: “Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë”.

Në një intervistë të pak ditëve më parë në emisionin “Jashtë loje”, Bieta u përlot teksa foli për Joelle dhë mënyrën si ajo e priti lajmin e shtatzanisë së moderatores.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X