Vështirësitë për të ngjizur një janë gjithnjë e më në rritje, veçanërisht pasi shumë çifte po përpiqen të krijojnë familje në një fazë të mëvonshme në jetën e tyre.
Ndërsa shumica e këshillave praktike, dhe mbështetjet e ndryshme emocionale në lidhje me infertilitetin duket se kanë si synim gratë, hulumtimi ka treguar se si infertiliteti mashkullor ka një rol të barabartë në vështirësinë që kanë çiftet për të krijuar.
Rreth 84 për qind e çifteve mund të konceptojnë natyrshëm, brenda një viti, nëse bëjnë seks të rregullt të pambrojtur (çdo dy ose tre ditë).
A po rritet infertiliteti mashkullor?
Gjatë disa dekadave të fundit, përqendrimi i spermës ka rënë me më shumë se 50 për qind, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Hebre në Jeruzalem (2017).
Ky studim analizoi zbulimet nga 185 studime të pothuajse 43,000 burrave nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Australia, të cilat treguan një rënie të konsiderueshme në shëndetin riprodhues të meshkujve.
A mund të ndihmojë dieta në fertilitetin mashkullor?
Pikërisht se si ndikon mënyra e jetesës tek fertiliteti i meshkujve është ende një temë që kërkon debat, megjithatë, studimet sugjerojnë se dieta mund të ketë një rol kyç për sa i përket ushqyesve që shkaktojnë dëme dhe peshë trupore.
- Ruani një temperaturë të ftohtë që nga brezi e poshtë. Ekspozimi ndaj nxehtësisë është një nga kontribuesit më të mëdhenj të infertilitetit tek meshkuj, pasi prodhimi optimal i spermës ndodh në një temperaturë 4 gradë më të ulët se temperatura e trupit.
- Zgjidhni boksera të shkurtër jo sintetikë, në vend të të brendshmeve të ngushta.
- Shmangni përdorimin e laptopit në prehër pasi mund të rrisë nxehtësinë.
- Shmangni mjediset e nxehta si dhomat me avull apo saunat.
- Sipas një studimi të publikuar në revistën “Human Reproductive Update”, një dietë e pasur me acide yndyrore omega 3, vitamina E, C, beta karotene, selen, zink dhe likopinë, acid folik, vitaminë D dhe yndyra të ngopura sillte një përmirësim të cilësisë së spermës.
Disa ushqime të tilla si peshku, shpendët, drithërat, perimet, frutat dhe produktet e qumështit me yndyrë të ulët gjithashtu kanë pasur një ndikim pozitiv në cilësinë e spermës.
Nga ana tjetër, një dietë e pasur me mish të përpunuar, me qumësht me yndyrë të plotë, kafe, alkool dhe sheqer ishin të dëmshme për cilësinë e spermës në disa raste.
Stresi oksidues.
Por ndërsa ka prova të kufizuara rreth ndikimit të ushqimeve në cilësinë e spermës, duket se rreth 30-80% e rasteve të infertilitetit tek meshkujt shkaktohen nga stresi oksidues.
Stresi oksidues ndodh kur prodhimi i substancave reaktive të oksigjenit (ROS) tejkalon numrin e antioksidantëve që nevojiten për të neutralizuar dëmet në organizëm. Një përqendrim i lartë i ROS në qelizat e spermës mund të ndryshojë ADN-në e tyre dhe të ndikojë në lëvizjen, vitalitetin dhe përqendrimin e spermës, të cilat mund të ndikojnë në fertilitetin tek meshkujt.
Faktorët më të zakonshëm që ndikojnë në stresin oksidues janë faktorët e jetesës:
1.Pirja e duhanit rrit nivelin e ROS, dhe ul numrin e antioksidantëve si vitamina C. Ky zakon i keq gjithashtu mund të inkurajojë inflamacion në trup dhe të rrisë numrin e leukociteve (qelizat imune) në testikuj. Pirja e duhanit gjithashtu mund të ndikojë në impotencë (nikotina pengon rrjedhjen e gjakut duke ngushtuar arteriet e vogla, si ato që gjenden në penis).
2.Alkooli i tepërt mund të ndikojë në gjendjen e spermës. Produkti toksik i avullit të alkoolit prodhon acetaldehidit, i cili ndërvepron me yndyrat dhe proteinat për të prodhuar ROS.
3.Obeziteti mund të rrisë nivelin ROS dhe të shkaktojë rregullim jonormal të hormoneve, të cilat kanë treguar se ndikojnë negativisht në cilësinë e spermës.
4.Stresi. Disa studime kanë treguar se si stresi mund të rrisë nivelin e ROS në plazmën seminale, duke ulur gjithashtu mbrojtjen e ofruar nga antioksidantët. Kjo disbalancë do të çojë në një reduktim të cilësisë së spermës.
Cilat ushqime mund të rrisin pjellorinë tek meshkujt?
1.Frutat dhe perimet
Këto grupe ushqimesh kanë ushqyes si vitaminat C dhe A, polifenolet, magnez,acid folik dhe fibra, të cilat veprojnë si antioksidantë në trup.
2.Ushqime të pasura me zink, selen dhe vitaminë C.
Zinku mund të gjendet në ushqime të tilla si mish, djathë, drithëra dhe arra. Burrat duhet të marrin 10 mg zink në ditë. Seleni mund të gjendet në ushqime të tilla si arra braziliane, peshk, pula dhe vezë.
Ushqime që duhen shmangur:
1.Prodhimet e qumështit.
Duke qenë se 75 për qind e qumështit që konsumojmë vjen nga lopët shtatzëna, mund të kenë një nivel të lartë të estrogjeneve natyrale, të cilat mund të ndikojnë në prodhimin e spermës .
2.Mishi.
Megjithëse nuk është vërtetuar plotësisht, sugjerohet që mishi dhe sidomos mishi i përpunuar mund të ndikojnë në fertilitetin tek meshkujt me anë të ksenobiotikës. Mbi-ekspozimi ndaj përbërësve të tij, të cilët kanë efekte estrogjenike në trup, mund të luajnë një rol në rënien e cilësisë së spermës tek meshkujt.
3.Sheqeri.
Futja e tepërt e ushqimeve me sheqer në organizëm mund të çojë në mbipeshë dhe obezitet, duke ngritur rezistencën e insulinës që mund të ndikojë negativisht në cilësinë e spermës si rezultat i inflamacionit dhe stresit oksidativ.
Lexo edhe:Ibuprofeni mund te shkaktoje infertilitet tek meshkujt
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu