Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku është bërë dajë për herë të dytë pasi motra e tij ka lindur djalë.
Ana Kallaku, prezantuesja e lajmeve në televizionin Scan ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, pas lindjes së vajzës katër vite më parë.
Ka qenë vetë Ana e cila dhënë lajmin e pritjes së ëmbël në një intervistë pak kohë më parë, duke konfirmuar edhe gjininë.
Me sa duket pritja ka mbaruar, dhe nipi i Bes Kallakut ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë.
Ditën e sotme Ana ka publikuar foto me bashkëshortin dhe foshnjën nga një shëtitje buzë detit.
“Dy djemtë e jetës sime”, shkruan prezantuesja.
Ndërsa në një foto tjetër ajo shihet se sa shpejt ka ardhur në formë vetëm pak kohë pas lindjes.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu