“Bekuar qoftë çdo buzëqeshje dhe çdo pikë loti e jotja”, urimi i Fatmës për të birin

0 0

Në ditën më të bukur të sajën, ditëlindjen e të birit, gazetarja Fatma Haxhialiu i ka bërë atij një urim të ndjerë që mban brenda një filozofi të tërë jete. Duke dëshiruar një jetë plot buzëqeshje për të, Fatma bekon edhe çdo lot të djalit, duke e mësuar se edhe ato kaë vlerë për të na bër të kuptojmë si është të ndjesh, e për të vlerësuar pastaj më shumë grimcat e lumturisë.

Urimi i plotë i Fatmës

Nuk e mbaj mend si ishte jeta pa ty, por tashmë JETA për ne je ti.
Gjithçka në mua frymon në emrin tend, vetja ime është strukur brenda emrit tënd në çdo qelizë timen.
Bashkë me ty rritem unë, një vete e rishpikur me lindjen tënde, lidhur përjetësisht me qënien tënde.
Bekuar qofsh dritë e shpirtit tim, sot e 1000 vite ❤.
Bekuar qoftë çdo buzëqeshje e jotja si rreze drite, bekuar dhe çdo pikë loti kristal, që do të të mësojë se të ndjesh është bukur, qoftë kjo edhe dhimbje, se dhimbja na rrit shpirt, na meson, na bën më të fortë, na bën NJERËZORË.
Se pas saj, vlerëson më shumë çdo buzëqeshje e grimcë lumturie që duhet ta shtrëngosh fort që të zgjasë ca më shumë❤.
Bekuar qofsh diell i shpirtit tim, e paç zemrën aq dritëplotë, sa të ndriçojë dhe skutat më të errëta të kësaj bote.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X