Kemi dëgjuar për sete fotografike fejese, lehonie, të porsalindura … por jo për sete të shoqeve të ngushta. Por, deri tani. Dy nëna kohët e fundit vendosën të përkujtojnë miqësinë e tyre të gjatë me një set fotografish të adhurueshme, dhe po bëjnë xhiron e internetit.
Samantha Clark dhe Christina Arthur kanë qenë mikesha të ngushta për 23 vjet, dhe kur ata patën përvjetorin e miqësisë së tyre këtë vit, vendosën të festojnë duke pozuar për një set me fotografi profesionale. Këto imazhe përjetësojnë personalitetet dhe miqësinë e tyre në mënyrë të përsosur!
“Mendova se do të ishte perfekte për ne sepse kurdoherë që mblidhemi, thjesht qeshim dhe veprojmë pa mend dhe gjithmonë kemi një kohë të mirë me njëra-tjetrën,” thotë Samantha për Inside Edition.
Këto gra kanë qenë shoqe që kur ishin 7 vjeçe dhe kanë qenë së bashku nëpër aq shumë momente të rëndësishme jetësore, që nga vitet e adoleshencës deri në dasmat e tyre dhe divorcet pasuese, deri në lindjen e fëmijëve të tyre.
Por ndërsa Samantha dhe Christina e kanë parë padyshim njëra-tjetrën përmes momenteve të tyre më serioze, ky fotosesion është mjaft argëtues për to. Ato madje pinë birra dhe hëngrën krahë pule në kamera duke dëshmuar kënaqësitë e pafundme të miqësisë së tyre.
“Ne e kemi parë njëra-tjetrën në nivelin më të lartë dhe në nivelin më të ulët, në kohë të mira dhe të këqija, jemi mbështetur te njëra-tjetra. Edhe nëse kemi kaluar javë pa folur ose pa e parë njëra-tjetrën, ne gjithmonë na është dikur sikur e nisëm aty ku e kemi lënë”, ka shkruar Christina për miqësinë në një postim të botuar në Love What Matters.
Kjo është një kujtesë e rëndësishme që ne duhet t’i çmojmë dhe të jemi mirënjohës për njerëzit që duam.
Lexo edhe: 5 arsye pse nënat kanë nevojë për shoqe
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu