Bebi qan pa pushim? Nena mund te mos jete e qete!

0 0

Sipas një studimi gjerman lidhja e stresit të nënës me të qarën e fëmijës mund të jetë më e fortë nga sa mendohet.

Ja çfarë thotë  ky studim

Ankthi dhe stresi i nënës ndikon edhe në humorin e bebes duke i bërë të qarat e fëmijës më të shpeshta. Sipas tyre nëse nëna ka pasur ankth që në momentet e shtatëzanisë, pas lindjes fëmija do të ketë moment kur të qarat do të zgjatin deri në 2-3 orë pa pushim.

Si është kryer studimi?

Janë përfshirë në studim 300 gra shtatëzëna të cilat janë mbajtur nën vëzhgim deri në momentin e lindjes duke u kontrolluar sërish edhe në muajin e 4-t dhe 16-të. Është vënë re se nënat që kanë kaluar moment ankthi dhe stresi gjatë dhe pas shtatëzanisë e kanë pasur më të vështirë të ngushëllojnë të qarat e fëmijës.

Ja çfarë kanë shprehur nënat

Nënat që kanë kaluar ankth kanë shprehur se të qarat e fëmijës kanë qënë të shpeshta dhe gati të pangushëllueshme, të cilat kanë zgjatur për 2-3 orë në ditë, për disa ditë në javë.

Nëna! Të gjitha duhet të dini se humori i fëmijës është mjaft i lidhur me mënyrën si ju e kaloni ditën, me ndjenjat tuaja. Nëse ju do të jeni të qeta dhe të sigurta, fëmija do të ketë një zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm. Në ditët e sotme nëna është tepër e lodhur dhe shpesh ndihet e pasigurt, kjo pasi asaj i duhet të organizohet midis punës, fëmijës,shtëpisë etj, dhe diçka e tillë shkakton ankth, stres tek nëna si edhe humor të keq tek fëmija. Për këtë arsye ju këshillojmë që pas lindjes të kërkoni ndihmën e duhur nëse keni nevojë si edhe të evitoni kontaktet me persona që ju shkaktojë stres. Përpiquni të jeni sa më e qetë për veten tuaj dhe fëmijën tuaj të porsalindur!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X