“Bebi po dilte ndërsa mjekja më thoshte nxito për në sallë”, nëna nga Tirana rrëfen eksperiencën e lindjes

0 0

Rreth një muaj më parë një 25-vjeçare nga qyteti i Elbasanit humbi jetën në maternitet, pas lindjes së foshnjës së saj.

Ngjarja hapi shumë debate edhe për faktin se familjarët akuzonin mjekët si të papërgjegjshëm, duke i fajësuar për vdekjen e së afërmes së tyre, Rexhina Dobrova.

Por ndërkohë që masat për ata që fyejnë apo dhunojnë mjekët janë ashpërsuar deri në 5 vite burg, një histori vjen në redaksinë tonë, nga një nënë e re në Tiranë, e cila rrëfen eksperiencën e saj në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Rrëfimi i saj është rrëqethës dhe tregon edhe njëherë realitetin me të cilin ndeshen nënat e reja në spitalet tona.

Letra:

“Përshëndetje nëna! Uroj një shtatzëni të mbarë për ju dhe jetë të gjatë për ato që kanë lindur beb. Dua të tregoj diçka për jeten time sepse pashë videon e asaj Rexhinës së gjorë që nuk jetoi dot për veten e saj në radhë të parë por edhe për vajën e vockël. Ky është shteti shqiptar. Unë kam lindur fëmijën e parë në Tiranë, tek spitali Mbretëresha Geraldinë. Pasi i kalova dhimbjet në shtëpi, një natë të tërë, kam shkuar në orën 9 të mëngjesit me bashkëshortin tim në spital. Doktoresha që më vizitoi më tha në orën 12 je gati të lindësh. Isha hapur 9 cm dhe ajo nuk më besonte, sesi i kisha duruar kaq fort dhimbjet. Më ka ngjitur në sallën e paralindjes dhe atje ishte një infermiere që më thoshte mos u mërzit do lindësh kollaj, më ke mua mos ki merak. Dhe unë i kam dhënë një 5 mijë lekësh në cep sepse nuk po me vinte serum e unë i thoja të lutem s’kam më fuqi më ndihmo. Sepse kishte kaluar një natë e tërë që unë nuk rrija dot shtrirë nga dhimbjet. Pastaj sa mori 5 mijë lekëshin menjëherë më vuri serumin dhe më bëri një gjilpërë për forcim dhe u largua e nuk e pashë më dhe unë menjëherë ndieva qe dicka po vinte poshtë meje. Thira sa kisha ne koke doktoreshën, sepse ne ate dhome vetem 4  gra te shtrira ishin dhe asnje tjeter. Pas disa minutash erdhi doktoresha e pasi me pa, me cavi pak aty te salla e paralindjes e me tha ja koka e bebit doli. Dhe pastaj me ka dhene ngrihu tani se do shkojme ne sallen per te lindur, e cila ishte ne fund te korridorit. Jam ngritur dhe me nje dore mbaja serumin dhe vetem mendoja O Zot te lutem me ndihmo mos mbys bebin, pasi ishte gati koka per te dale. Ajo me thoshte nxito se do ta besh ne korridor. Unë i thosha nuk mundem dot me shpejt pasi kisha frikë të ecja se mendoja mos me binte bebi sepse ishte gati. Pa pike zeri kur kam vajtur ne salle kam hipur vete ne kaluc me mendjen vetem mos mbysja bebin. Pasi ishin gati ato, linda shum kollaj. Pastaj pashe femijen ne krahe e thash O ZOT shyqyr qe nuk e kam mbytur. E pasi e moren bebin dolen dhe me lane atje gjysme ore vete fare maje kalucit, sikur te me kishte ndodhur gje, nje tesion, nje dicka se s’kishte asnje njeri. Kam thirrur prape sa kisha ne koke se kur linda nuk kam nxjerre ze. Erdhi nje pastruese me ka marre nga kaluci, me ka ulur ne karrige me rrota dhe me ka cuar ne nje krevat. Sa kur burri me ka erdhur ne dhome i thashe me jep dicka vetem per ate pastrusen qe e uroj me gjithe shpirt. Pastruesja me ka matur tesionin, i cili me ishte ulur, pastaj i tha nje infermiere qe erdhi me vuri serum. U zgjata shume. Me falni o nena. Po e di si eshte Shqiperia ne mjekesi dhe per ate vajzë te shkretë më ka ardhur shumë keq. Zoti i ndihmoftë nënat që lindin.”

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X