Sapo femija lind, ai duhet te fshihet me nje cope te ngrohte, derisa te fshihen krejtesisht ujrat dhe gjaku. Nderkohe eshte prere kordoni i kerthizes. Me pas femija mbulohet me nje cope tjeter te ngrohte dhe vendoset mbi barkun e nenes.
Sipas rastit, mundet qe femija te vendoset mbi nje tavoline ngrohese te posaçme dhe pasi jane kryer veprimet e mesiperme, i jepet nenes. Ndonjehere mund te pastrohen me ane te thithjes lengjet e gojes dhe te hundes se femijes.
Femija kerkon menjehere nenen
Pak minuta pas lindjes, femija fillon te hape gojen, sikur kerkon diçka dhe hap syte. Njekohesisht fillon te drejtohet nga nena, instiktivisht kerkon nenen e tij. Kjo do te thote qe femija ndihet me mire kur eshte prane saj. Per kete arsye, i kerkoni personelit qe t`jua sjelle femijen prane, sapo ka lindur. Kjo eshte nje menyre e mire per ta filluar jeten ashtu si duhet!
Femija duhet te mbrohet nga i ftohti
Qe nga momenti qe ka lindur dhe ne vazhdim, femija duhet te mbrohet nga te ftohtit. Ne fakt, duke qene ende i paformuar mire, i porsalinduri mund te humbase shpejt temperaturen trupore. Temperatura e ulet trupore, nese nuk trajtohet, behet shkak jo vetem per ndonje semundje, por edhe per demtimin e mundshem te femijes. Per kete arsye eshte thelbesore ruajtja e nje temperature normale trupore.
Temperatura trupore mund te ruhet:
– Duke e mbajtur ngrohte femijen, me anen e kontaktit te drejtperdrejte, lekure e nenes me lekuren e femijes, duke siguruar nje temperature te pershtatshme te mjedisit, duke e veshur femijen me veshje te ngrohta, duke e futur ne inkubator, duke perdorur ngrohes.
– Duke e ushqyer, domethene duke e vene ne gji sa me heret qe te jete e mundur.
– Duke shmangur rrymat e ajrit, kryesisht hapjet dhe mbylljet e shpeshta te dyerve dhe dritareve. Gjate gjidhenies kujdesuni qe bebi te mos fute ne goje vetem thithin, por dhe nje pjese te areoles (pjesa e erret e gjirit).
Kerthiza
Nje nga veprimet qe behen ne sallen e lindjes, eshte prerja e kordonit ombelikal dhe kujdesi per te. Kerthiza pritet rreth 3 cm larg nga lekura dhe pastrohet me alkool 70°. Kerthiza duhet te mbahet e thate.
Pikat ne sy
Pasi ka kaluar rreth 1 ore nga lindja, femijes i hidhen ne sy pika te eritromicines (kolir 1-2%), ose se tretesires ujore te betadines (2.5%). Mund te perdoret edhe pomada e teranit ose koliri i nitratit te argjentit. Hedhja e pikave ne sy eshte nje veprim qe duhet te kryhet domosdoshmerisht pas lindjes se femijes, ne menyre qe te parandalohet ndonje infeksion i mundshem i tyre.
Temperatura e pershtatshme e mjedisit
Menjehere pas lindjes, duhet te ruhet nje temperature e mjedisit rreth 24° C, kurse ne shtepi eshte e mjaftueshme nje temperature rreth 22° C.
Femija dhe nena nuk duhet te ndahen
Nese nuk ka ndonje arsye te forte te ndodhe e kunderta, kerkoni ta keni gjihmone femijen prane.
Ja cilat jane perparesite kryesore te ketij veprimi:
– Nena shijon (sheh dhe prek) frutet e mundit te saj.
– Krijohet menjehere nje lidhje midis nenes dhe femijes.
– Nena ngroh me trupin e vet ate te femijes.
– Duke e vendosur shpesh ne gji, ajo nxit prodhimin e qumeshtit te vet.
– Femija ndihet mire sepse degjon nje ze qe e njeh qe ne bark (femija mund te degjoje zerin e nenes qysh nga java e 28-te e shtatezanise), edhe pse pak me ndryshe.
Ne oret e para pas lindjes, megjithese femija duket pak si i pergjumur, ne fakt eshte mjaft i vemendshem ndaj asaj qe ndodh perreth tij. Ky raport me mjedisin eshte shume i rendesishem, sepse krijon dhe bazat e para te marredhenieve ne vijim me nenen dhe babain e tij. Femija i porsalindur i kushton shume me teper vemendje fytyres njerezore, ajo e terheq me shume. Mos mendoni se femija i vogel nuk shikon, nuk degjon, apo nuk ndjen. Ai eshte ne gjendje te ndieje dhimbje, aq sa pakujdesia jone ne kete drejtim mund te ndikoje jo mire ne rritjen e tij dhe menyren si do ta perballoje stresin ne te ardhmen. Por mos u ndjeni ne siklet nga kjo, nuk eshte nevoja te sforcoheni apo te beni ndonje gje te veçante. Shume thjesht ju mund ta merrni femijen ne krahe, ta perkedhelni dhe te kujdeseni vetem ju per te kur keni mundesi dhe ndiheni mire. Edhe kur nuk mundeni, asnjehere mos lejoni qe personi qe do te kujdeset per te, ta beje larg syve tuaj (jo per dyshim, por sepse me siguri, femija juaj, ndihet me mire vetem prane jush).
A ka nevoje i porsalinduri per te atin?
Kur nje femije lind, vemendja e te gjitheve eshte e perqendruar tek ai dhe nena e re. Zakonisht babai mund te ndihet i lene pas dore ose i perjashtuar. Aq sa eshte e rendesishme lidhja nene-femije, po aq eshte e rendesishm edhe lidhja me babain. Shume shpejt pas lindjes edhe babai duhet te siguroje nje kontakt fizik me femijen, domethene kontaktin lekure me lekure. Ne kete menyre femija do te njoh eren e trupit se te atit dhe pas disa javesh kjo ere do t’i fale nje gjendje qetesie dhe sigurie. Babai gjithashtu duhet t’i flase femijes, ne menyre qe ai te njohe dhe te dalloje zerin e tij. Nese ai i ka folur femijes qe ne barkun e nenes, femija do te jete ne gjendje t’ia njohe zerin menjehere pas lindjes. Babai duhet te perfshihet edhe ne kujdesin e perditshem te femijes, ai duhet ta mbaje ate ne krahe, ta nderroje dhe te marri pjese ne larjen e mbremjes (zakonisht femija behet banje ne mbremje).
Vleresimi me pike sipas Apgar-it
Apgar-i, eshte nje tregues, ne baze se disa “pikeve” qe i jepen femijes tuaj pas lindjes. Kjo percaktohet per te gjithe femijet ne minuten e pare dhe te peste pas lindjes. Vleresimi behet duke pikesuar disa shenja te rendesishme si: frymemarrja, rrahjet e zemres etj. Piket qe merr femija jane nga 0 deri ne 10, kjo behet pak a shume si puna e notave te shkolles. Sa me e larte te jete nota, aq me e mire eshte gjendja e femijes.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu