Bebi im duket i acaruar, a është normale diçka e tillë?

Ndonjëherë, mund t’ju duket sikur fëmija juaj po qan sepse ndihet i zemëruar me ju. Ne te vertete, eshte e vetmja menyre qe femija ka per te treguar se ka nevoje per dicka.




0 0

Ka raste kur fëmija juaj edhe pse shumë i vogël, ende një beb, mund të duket i acaruar. A është normale diçka e tillë?

Psikologu i fëmijëve Richard Gilham ka një përgjigje për të gjitha nënat që mund të shqetësohen nëse e shohin të acaruar bebin e tyre.

“Po, është krejt normale që bebi juaj të shfaqet ndonjëherë i zemëruar”, – thotë ai.

Mund të jetë shumë shqetësuese kur e shihni fëmijën tuaj të dëshpëruar, por kjo është diçka që shumica e bebeve e kalojnë herë pas here. Foshnja juaj ndoshta nuk po ndjen zemërim në mënyrën si e ndiejmë ne të rriturit. Thjesht është e vetmja mënyrë për t’ju njoftuar se diçka nuk po shkon mirë.

Gjatë muajve të parë të jetës fëmija juaj mund të duket i acaruar kur:

  • ka nevojë të ushqehet;
  • ka nevojë të mbahet në krahë;
  • ka nevojë të ndërrohet;
  • është i/e lodhur;
  • ka shumë ftohtë ose shumë vapë;
  • nuk ndihet mirë.

Ndonjëherë, mund t’ju duket sikur fëmija juaj po qan sepse ndihet i zemëruar me ju. Shumë prindër i përjetojnë këto ndjenja. Të bërit prind, mund të ngjallë emocione shumë të forta tek ju.

Por foshnja juaj ju do dhe ju jeni bota për të. Thjesht qan, sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër që t’ju tregojë se dëshiron që ju të kujdeseni për nevojat që ka.

Ndërsa kaloni më shumë kohë me foshnjën tuaj, gradualisht do të mësoni se si të kuptoni më saktësisht se çfarë e shqetëson atë. Duke iu përgjigjur, ju do të jeni në gjendje ta ndihmoni shpejt që të ndihet përsëri mirë.

Ndërsa fëmija juaj rritet, irritimi mund të shprehet më me intensitet fizik. Foshnja mund të harkojë shpinën për të treguar se është mërzitur.

Zhgënjimi dhe të qarat janë një pjesë e natyrshme e zhvillimit të foshnjës tuaj. Ruajtja e qetësisë dhe përgjigjja ndaj shqetësimit të fëmijës do t’ju ndihmojë që vogëlushi juaj të rritet duke u ndjerë i mbështetur dhe i sigurt.

Lexo edhe: Përse fëmija qan shumë në mbrëmje?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X