Bebi 7 muajsh

0 0

Në muajin e shtatë, fëmija juaj po bëhet i pavarur dhe zhvillon personalitetin e tij unik. Nga marrja e një lodre të preferuar për të zhvendosur, fëmija juaj është duke mësuar sesi të kontrollojë mjedisin e tij dhe të zbulojë se kjo jep kënaqësi. Gjatë këtij muaji, ju duhet të gjeni shumë mundësi për të vazhduar inkurajimin e lëvizshmërisë, krijimtarisë dhe kuriozitetit të fëmijës suaj, në mënyra të sigurta natyrisht.

Aftësitë motorike të fëmijës në muajin e 7

Fëmijët mësojnë të lëvizin edhe pse jo të gjithë në të njëjtën mënyrë. Fëmija juaj mund të zvarritet, rrokulliset ose të kombinojë disa lëvizje. Ju mund ta inkurajoni këtë lëvizshmëri të re duke vendosur lodra pranë fëmijës, që ai të shkojë t’i kapë. Sigurohuni që fëmija të jetë i sigurt gjatë eksplorimit duke larguar çdo lodër ose objekte të tjera që përmbajnë pjesë të vogla ose të mprehta.

Për shkak se foshnja tani mund të ulet pa ndihmë dhe të arrijë dhe të marrë lodra, koha e të luajturit përfshin shumë më tepër pavarësi sesa në muajt e kaluar. Aftësia për të mbajtur dhe pirë nga një filxhan dhe ndoshta për të ngrënë nga një lugë, do të thotë se ai është gjithashtu më i pavarur gjatë ngrënies.

Tashmë fëmija duhet të jetë mjaft i fortë që të qëndrojë në këmbë, me pak ndihmë. Praktikimi i kësaj aftësie do të forcojë muskujt e këmbëve dhe do ta ndihmojë atë të bëhet gati për të ecur.

Dalja e dhëmbëve

Midis muajit të pestë dhe të shtatë, duhet të shihni për daljen e dhëmbëve të parë. Për të zbutur sikletin e tyre, mund t’i jepni një lodër ose diçka të fortë që ta mbajë në gojë. Sapo dhëmbët e parë të kenë dalë, lajini ato çdo ditë me furçë dhe pastë të përshtatshme për moshën e tyre. Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj është 7 muajsh dhe nuk ka ende asnjë dhëmb. Dalja e tyre ndryshon nga njëri fëmijë te tjetri.

Ushqyerja e bebit 7 muajsh

Bebi 7 muajsh duhet të ketë filluar tashmë të hajë ushqime të ngurta. Tani mund t’i prezantoni frutat dhe perimet. Ofrojini 4 lugë drithëra çdo ditë. Shtimi i këtyre ushqimeve më të trasha do ta ndihmojë fëmijën tuaj të përshtatet me shije të reja dhe të mësojë sesi të përtypë. Çdo herë që shtoni një ushqim të ri në dietën e tij, prisni disa ditë para se të provoni diçka tjetër dhe shikoni për shenja të një alergjie të tillë si diarre, të vjella ose skuqje.

Komunikimi

Fëmija juaj duhet të reagojë kur i thoni “jo”, edhe pse foshnjat 7 muajsh nuk e ndjekin gjithmonë këtë komandë. Ju gjithashtu duhet të merrni një përgjigje, të paktën një kthim koke sa herë që e thërrisni në emër.

Foshnjat po bëhen ekspertë në komunikimin joverbal. Ata mund të bëjnë një shumëllojshmëri të shprehjeve me fytyrën e tyre dhe mund të kuptojnë sesi ndiheni ju, nga toni i zërit dhe shprehjet e fytyrës. Fëmija juaj 7 muajsh duhet gjithashtu të komunikojë me zë të lartë duke bërë shumë tinguj të ndryshëm.

Memoria e një bebi 7 muajsh është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme, dhe bashkë me të vjen koncepti i qëndrueshmërisë së objektit. Vetëm pak muaj më parë, kur i fshihnit një objekt, fëmija juaj mendonte se ai ishte zhdukur përgjithmonë. Tani, ai e kupton se njerëzit dhe objektet ekzistojnë ende, edhe kur janë të fshehura.

Qëndrueshmëria e objektit do të thotë se edhe kur e kanë larg diçka, nuk iu del nga mendja.

Në këtë moshë fëmija shfaq ankthin e ndarjes nga ju dhe kjo mund të kthehet në problem në këtë moshë.

Por mos u ndjeni fajtorë, fëmija ka gjasa të pushojë pak minuta pasi të largoheni.

Këshilla për muajin e shtatë të foshnjës suaj:

  • Bëjeni fëmijën tuaj pjesë të ngrënies së familjes duke e vendosur karrigen e tyre në tryezë.
  • Krijoni kohë për argëtimin dhe lojërat e fëmijës çdo ditë.
  • Sigurohuni që zonat e lojërave të jenë të sigurta.

Lexo edhe: Ekspertet tregojne, pas muajit te 12 femijet kane mungese fibrash!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X