Bebi 11 muajsh

0 0

Ju jeni pothuajse shumë pranë ditëlindjes së parë të fëmijës suaj, dhe kaq shumë ka ndryshuar ai gjatë rrjedhës së këtij viti. Ju mund të keni vështirësi të mbani në krah fëmijën tuaj, i cili tani, pa dyshim, po lëviz me më lehtësi dhe hyn kudo në shtëpinë tuaj, nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Aftësitë Motorike

Në muajin e 11, fëmija juaj mund të jetë duke ecur e duke u mbajtur nëpër mobilie me duar. Madje mund edhe t’i lëshojë pak duart për të ekpserimetuar duke qëndruar në këmbë.

Për disa fëmijë me natyrë më aventureske, ngjitja është një mënyrë argëtuese për të eksploruar. Ata do të përpiqen të kalojnë pengesa, të kapërcejnë kangjella dhe të vendosen në disa situata mjaft të pasigurta.

Prandaj, në këtë fazë nevojitet shumë kujdes.

Ndërsa përmirësimi i koordinimit të syve e duarve të fëmijës suaj vazhdon, ai do të kënaqet duke mësuar se si funksionojnë gjërat duke rregulluar lodrat sipas madhësisë dhe ngjyrës, si dhe duke i hequr ato dhe duke i kthyer së bashku.

Ushqimi

Fëmija juaj duhet të ushqehet deri tani me gishta dhe të fillojë të eksplorojë përdorimin e lugës. Plotësoni dietën e fëmijës suaj 11 muajsh me një shumëllojshmëri drithërash, frutash, perimesh, produkte qumështi – djathë dhe kos dhe proteina viçi, pule, peshku. Ofroni ushqime të lehta në mëngjes dhe pasdite për t’i dhënë fëmijës energji të mjaftueshme për gjatë ditës. Frutat dhe drithërat e thata janë të gjitha opsione të mira si ushqime të shpejta.

Ju do të vazhdoni t’i jepni ende qumësht gjatë ditës.

Ndjenja e shijes së fëmijës suaj është duke u zhvilluar, prandaj vazhdoni të shtoni ushqime të ndryshme. Nëse fëmija është i vështirë në të ushqyer dhe nuk preferon shumëllojshmëri, mos hiqni dorë. Vazhdoni përpjekjet për t’i prezantuar ushqime të reja. Ndonjëherë, foshnjat duhet të ekspozohen ndaj një ushqimi 8 deri në 12 herë para se të hanë. Në të njëjtën kohë, mos e detyroni fëmijën të hajë. Është më mirë të lëmë fëmijët e vegjël të vendosin vetë kur ngopen.

Komunikimi me bebin 11 muajsh

Një fëmijë njëmbëdhjetë muajsh e kupton se është njeri unik. Ata kanë një ndjenjë të fortë të gjërave që pëlqejnë dhe ato që nuk pëlqejnë dhe kanë mësuar të vënë në punë emocionet e tyre për të marrë ato që dëshirojnë. Fëmija juaj gjithashtu mund të ketë mësuar tashmë fjalën “jo”.

Bebet në këtë moshë mund të angazhohen në një bisedë të rregullt. Kur ju bëni një pyetje, do të merrni një përgjigje, edhe pse ndoshta nuk do ta kuptoni atë përgjigjeje.

Këshilla për muajin e njëmbëdhjetë të foshnjës suaj:

  • Tani që fëmija juaj po zvarritet dhe ecën me ndihmë, lëreni të eksplorojë shumë lloje të ndryshme sipërfaqesh, duke përfshirë barin, qilimin dhe dyshemenë.
  • Lexoni së bashku me fëmijën tuaj çdo ditë.
  • Filloni përforcimin e sjelljeve të mira me lavdërim dhe korrigjimin e sjelljeve të papërshtatshme duke thënë “jo”.
  • Inkurajoni fëmijën tuaj të fillojë të bëhet më i pavarur gjatë veshjes, ngrënies dhe momentin që duhet të shkojë në shtrat.

Lexo edhe: Bebi 12 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X