Bebet qeshin si shimpaze?

0 0

 

Nuk ka gjë që mund të kënaqë një prind më shumë sesa e qeshura e fëmijës. Megjithatë, e qeshura e foshnjave, tregon një studim i ri, ndryshon nga e qeshura e të rriturve në një mënyrë kyçe: bebet qeshin kur marrin dhe nxjerrin frymën, në një mënyrë që është shumë e ngjashme me primatët jo njerëzorë.

Së bashku me kolegët e saj psikologia Mariska Kret studioi të qeshurat e marra nga 44 foshnja dhe fëmijë në moshën 3 deri në 18 muaj. Regjistrimet janë marrë nga videot në internet në të cilat foshnjat ishin të angazhuara në ndërveprime.

Incizimet pastaj u analizuan nga 102 dëgjues, të rekrutuar nga një popullsi studentore psikologjike, të cilët vlerësuan shkallën e të qeshurave të prodhura në marrjen dhe nxjerrjen e frymës.

Ata zbuluan se foshnjat më të vegjël zakonisht qeshin edhe kur nxirrnin edhe kur merrnin frymë, ashtu si primatët johumanë si shimpanzetë. Te foshnjat më të rritur, të qeshurat u prodhuan kryesisht vetëm në nxjerrjen e frymës, siç është rasti i fëmijëve më të mëdhenj dhe të rriturve.

Studiuesit theksojnë se tranzicioni nuk duket të jetë i lidhur me ndonjë pike të të veçantë zhvillimore. Ata vunë në dukje, megjithatë, se këto rezultate u bazuan në gjykimet e dëgjuesve jo-ekspertë. “Ne aktualisht po kontrollojmë këto rezultate kundër gjykimeve nga fonetistët, të cilët po bëjnë shënime të detajuara për të qeshurat”.

Nuk ka asnjë arsye të vërtetuar përse vetëm njerëzit, midis primatëve, qeshin vetëm kur nxjerrin frymën. Një mundësi është rezultati i kontrollit vokal që njerëzit zhvillojnë kur mësojnë të flasin.

Hulumtuesit aktualisht po shqyrtojnë nëse ka një lidhje mes të qeshurës dhe arsyeve pse qeshin individët, të cilat gjithashtu ndryshojnë me moshën. Te foshnjat, si në primatet jo njerëzore, qeshja ndodh si rezultat i lojës fizike si gudulisja. Te të rriturit, e qeshura mund të lindë nga luajtja fizike, por edhe nga ndërveprimet shoqërore.

Lexo edhe: Pse femija im nuk buzeqesh ende?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X