Bebet që lindin topolakë, të rrezikuar nga ky problem shëndetësor

0 0

Bebi topolak është i pëlqyer nga prindërit por kjo nuk është në favor të shëndetit të tij. Një studim nga Universiteti Zhejiang, Hangzhou, Kinë, lidhur me këtë temë është prezantuar në edicionin e 31-të të Kongresit Ndërkombëtar të Kardiologjisë në Great Ëall, kongresi më i madh i kardiologjisë në kontinentin aziatik.

Ky hulumtim filloi nga të dhënat që kishin të bënin me mbi 320,000 trashëgimi gjenetike, të cilat lejuan të identifikohen 132 variante të “shkruara” në ADN të lidhura me peshën e lindjes. Të dhënat u përdorën për të identifikuar se cila nga këto variante luajti një rol në fibrilacionin atrial. Të dhënat treguan se pjesëmarrësit me një peshë në lindje rreth 500 gram mbi mesataren (3.4 kg) kishin 30% më shumë gjasa të zhvillonin fibrilacionin atrial. Është një çrregullim i ritmit të zemrës, një gjendje shumë e zakonshme që prek më shumë se 40 milion njerëz në të gjithë botën dhe rrit deri në pesë herë rrezikun e një goditjeje në tru.

Parandalimi fillon nga nëna

Sipas Songzan Chen, autor i studimit, parandalimi i peshës së tepërt të fetusit dhe gjatë lindjes mund të jetë një mënyrë e re për të shmangur fibrilacionin atrial tek fëmijët, për shembull me një dietë të ekuilibruar dhe kontrolle të rregullta gjatë shtatzaisë, veçanërisht për gratë mbipeshë ose diabetike.

Në të njëjtën kohë, fëmijët e lindur me një peshë të lartë duhet të mbahen nën kontroll dhe të adoptojnë, madje më shumë se të tjerët, mënyra të shëndetshme jetese për sa i përket të ushqyerit dhe aktivitetit të rregullt fizik, në mënyrë që të kufizojnë rreziqet që lidhen me peshën e lartë e lindjes.

Studimi është shumë i rëndësishëm për rritjen e njohurive mbi aritminë, një nga sfidat kryesore për kardiologjinë moderne, gjithashtu në dritën e plakjes së popullatës. Në fakt, rreziku i zhvillimit të fibrilacionit atrial rritet me moshën.

Lexo edhe: 5 ushqimet qe ndihmojne ne shtimin e peshes se bebit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Oraret e gjumit dhe ushqyerjes...

Orari i duhur i gjumit të foshnjës mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të flejë më mirë gjatë natës dhe gjatë dremitjeve të ditës. Kjo faqe ka shembuj të orareve të...

Orari i gjumit për fëmijën...

Disa fëmijë 14 muajsh janë ende duke bërë dy dremitje, megjithëse shumë prej tyre do të kalojnë në vetëm rreth kësaj moshe. Por ky moment mund të marrë kohë edhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X