Bashkuesi i krevatit, qe te gjithe te flejne te qete!

0 0

Ai quhet “side bed” dhe është një pajisje që mundëson një fjetje të përbashkët midis prindërve dhe fëmijës edhe pse të gjithë do të jenë në krevatin e tyre.

Për çfarë bëhet fjalë?

Ai është një krevat bebesh i cili i jep mundësinë fëmijës të flejë krah prindërve ndërkohë që ata flejnë në mënyrë të qetë dhe të sigurt në krevatin e tyre. Kjo mënyrë është zbuluar kohët e fundit nga profesionistët e sektorit përkatës dhe sjell shumë benefite për familjen.

Cilat janë këto benefite?

Të gjithë e dimë se fjetja me prindërit sjell shumë përparësi në zhvillimin e fëmijës, por njëkohësisht është edhe tepër e rrezikshme kjo për shkak të SIDS. Duke qënë kështu, pra duke analizuar të dyja anët e medaljes, profesionistët kanë vënë në dispozicion të prindërve pikërisht krevatin bashkues. Ai është një krevat i vogël fëmijësh që nuk ka mbrotëse anësore në një krah, pra që i bashkohet lehtësisht krevatit të nënës dhe babait.

Po në rast se nuk kemi mundësi ta blejmë?

Është shumë e thjeshtë! Shndërroni krevatin aktual të fëmijës në një të tillë. Këtë mund ta bëni duke ja hequr pjesën ballore të tij, dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni që në momentin e blerjes së tij të siguroheni që të jetë i tillë.

Duke qënë kështu fëmija do të qajë më pak, pasi do të ndiejë nënën pranë, do të kenë mundësi të rregullojnë më mirë temperaturën e tyre trupore, si edhe rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja do të jenë më të rregullta duke qënë se ai do të qajë më pak dhe do të ndihet më i qetë dhe i lumtur.

Lexoni edhe: Gjumi me deren mbyllur, si ndikon tek femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X