Bashkëshorti kthehet nga ushtria, surprizon të shoqen në spital/ VIDEO

0 0

Si bashkëshortja e një ushtari, Cydney Cooper është mësuar t’i bëjë gjërat vetëm. Por kur ajo solli në jetë vajzat e saj binjake para kohe, e ndjeu më shumë se kurrë mungesën e burrit të saj Skylar.

Duke u rikuperuar nga gripi dhe nga operacioni urgjent cezarian, si dhe duke u pëprjekur të luajë roli nsi nënë për dy fëmijët më të rritur e për dy vajzat e porsalindura në inkubator, Cydney ishte e rraskapitur, e frikësuar dhe thjesht donte që bashkëshorti të ishte me të. Por, ai gjendej larg në një mision ushtarak.

E vetme në dhomën  e kujdesit inkubator, Cydey po i shkruante të shoqit në telefon për të rejat e fundit lidhur me fëmijët, teksa ai ecte në dhomë drejt saj.

Momenti u regjistrua në video falë një anëtari të familjes dhe ribashkimi tani është bërë viral, pasi është parë miliona herë. Është një moment i pabesueshëm për çiftin që nuk e kishin parë njëri-tjetrin që kur Skylar kishte një leje tre ditore shtatë muaj më parë.

“Burri im ishte larguar, foshnjat e mia lindën herët, unë isha grip dhe u tmerrova,” thotë ajo.

Cydney kishte nevojë për një seksion C për urgjencë për shkak të pozicionimit të foshnjave dhe ekipi i saj mjekësor nuk mund të lejonte askënd që më parë kishte qenë rreth saj në sallën e operacionit sepse kushdo që ishte afër Cydney ishte ekspozuar ndaj gripit.

“Kështu që hyra vetëm. Infermierët dhe mjekët ishin të mrekullueshëm dhe më mbajtën për dore në të gjithë gjënë, por në të njëjtën kohë, u ndjeva shumë e vetmuar dhe e frikësuar. Skylar kishte qenë i pranishëm në dy lindjet e para dhe ai ishte supi ku unë mbështetesha dhe nuk e pata tani që kisha aq shumë nevojë për të”.

Megjithatë, ajo tregon se për fëmijët dhe bashkëshortin është detyruar të gjejë forcë për të vazhduar përpara.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X