Banjë me qumësht gjiri për foshnjat- Përfitimet dhe si bëhet

0 0

Qumështi i gjirit meriton padyshim epitetin e “lëngut të artë”. Kjo pasi ai ka veti për ta ushqyer foshnjën si brenda edhe jashtë.

Qumështi i gjirit përmban 3 deri 5% yndyra, 0.8-0.9% proteina, 6.8 deri 7.2% karbohidrate dhe 0.2% vitamina dhe minerale. Në qumështin e nënës gjenden përbërësit kryesorë që përdoren për të hidratuar lëkurën, që janë yndyra shumë të dobishme si për flokët edhe për lëkurën.

Për këtë arsye një banjo me qumësht gjiri do të ishte shumë e nevojshme për të voglin tuaj.

Çfarë është një banjo me qumësht gjiri?

Një banjë me qumështin e gjirit është një banjë që realizohet nëpërmjet përzierjes së qumështit të gjirit me ujë. Kjo është shumë e dobishme për lëkurën e foshnjës dhe ndihmon në shërimin e disa problemeve të lëkurës si ekzema, diegiet e vogla, psoriasis, prerje dhe kruajtje.

Përfitimet e banjos me qumësht gjiri për foshnjat:

1.Shëron puçrrat dhe njollat. Qumështi i gjirit përmban acid laurik i cili është një acid yndyror që gjendet tek vaji i kokosit. Ky acid ka veti antibakteriale dhe mund të luftojë aknet. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e njollave dhe nëzbardhjes në lëkurë. Disa foshnja mund të kenë puçrra në fytyrë pasi hormonet e nënës janë ende në gjakun e foshnjave dhe shkaktojnë probleme tek lëkura e foshnjës. Por ato mund të shërohen duke i bërë një banjë me qumësht foshnjës, të paktën dy herë në javë.

2.Hidraton lëkurën e thatë dhe zvogëlon kruajtjen. Qumështi i gjirit përmban acidin palmitik, i cili është një acid yndyror i ngopur dhe është një hidratues i shkëlqyer. Ai gjithashtu përmban një acid yndyror omega të quajtur acid oleik që gjendet në indet e njeriut. Acidi oleik hidraton dhe qetëson lëkurën e thatë, duke ju bërë të dukeni më të reja. Një përbërës tjetër i qumështit të gjirit është acidi vaksinik, i cili mbron dhe ushqen lëkurën. Acidi linoleik është një përbërës i qumështit të gjirit që hidraton, dhe e bën lëkurën të shkëlqejë duke minimizuar irritimet. Kështu, një banjë me qumësht gjiri do të shëronte lëkurën e thatë tek foshnjat dhe do të qetësonte kruajtjen në lëkurën e tyre. Aplikimi i disa pikave të qumështit të gjirit gjithashtu mund të shërojë thithat e thata, të plasaritura dhe të dhimbshme të nënës.

3.Mund të qetësojë djegiet e vogla, prerjet dhe pickimet nga insektet. Qumështi i gjirit përmban antitrupa të imunoglobulinës A që luftojnë kundër baktereve dhe kurojnë infeksionet. Prandaj, një dush me qumësht gjiri mund të shërojë djegie të vogla, prerje dhe pickimet e insekteve.

4.Mund të qetësojë skuqjen dhe irritimin e lëkurës. Antitrupat që përmban qumështi i gjirit mund të shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë skuqjen dhe irritimin e lëkurës. Pra, duke i bërë fëmijës një banjë me qumësht gjiri një herë ose dy herë në javë mund të shëroni skuqjen e lehtë dhe të zbusni lëkurën e acaruar.

5.Mund të trajtojë psoriasis, ekzemat, dhe lëkurën e thatë. Megjithëse nuk ka studime shkencore që e provojnë, ekzistojnë mjaft dëshmi anekdotike dhe eksperimente të dokumentuara në mënyrë individuale që tregojnë se qumështi i gjirit është efektiv në zvogëlimin e simptomave të problemeve të lëkurës si psoriasis, lëkurën e thatë në kokën apo fytyrën e foshnjës dhe ekzemën. Lëkura e thatë që bëhet me luspa, e verdhë apo e skuqur do të qetësohej nëse e lani kokën e foshnjës me ujë dhe qumësht gjiri. Qumështi i gjirit minimizon simptomat e ekzemës dhe hidraton lëkurën e foshnjës, duke e mbajtur atë të butë dhe të njomë.

Sa qumësht i gjirit duhet të përdoret për të bërë banjën?

Që banja me qumësht gjiri të jetë efektive, duhet që uji me të cilin lahet foshnja të duket i bardhë si qumështi. Do të ishte ideale të përdornit 180 deri në 300 ml qumësht gjiri.

Si ta bëni banjën me qumësht gjiri?

Ju duhet ujë i ngrohtë, 180-300 ml qumësht gjiri dhe një vaskë për foshnja. Për të bërë banjë me qumësht gjiri mund të përdorni qumështin e gjirit të freskët ose qumështin e gjirit që e keni vendosur të ngrijë në frigorifer. Hidhni ujë të ngrohtë në vaskën e foshnjave, hidhni qumështin e gjirit derisa të arrini temperaturën e duhur dhe përziejeni deri sa uji të duket i bardhë si qumështi.

Vendoseni fëmijën në vaskë dhe derdhni ujë mbi qafën, fytyrën dhe gjymtyrët e tij. Hidhini pak ujë mbi kokë dhe në fytyrë, sidomos nëse ka probleme me lëkurën.

A mund të përdorni qumështin e ndenjur të gjirit në banjën që i bëni foshnjës?

Ndonjëherë, nënat mund të pompojnë qumështin e gjirit që është i tepërt dhe ta lenë atë për ta përdorur më vonë. Megjithatë, jo gjithmonë ky qumësht duhet të përdoret. Nëse e keni futur në ngrirje, qumështi i gjirit duhet të përdoret brenda 6 muajve. Nëse kalon afati i skadimit, qumështi i gjirit mund të përdoret për t’i bërë një banjë foshnjës. Përderisa qumështi nuk ka erë të keqe mund ta përdorni për banjën.

Për larjen e lëkurës, përzierja e qumështit të gjirit me bollgur dhe ujë mund të jetë shërues dhe qetësues.

Lexo edhe: A duhet te bejme banje me kripe gjate shtatzenise?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X