Javët e fundit, deri ditën e djeshme, kanë qenë të mbushura me shkëlqimin e dritave, magjinë e dhuratave, zbukurimeve e gjithçka tjetër që do tradita e ndërrimit të viteve. Por, është shumë e rëndësishme që gjithë ky shkëlqim, të mos na i zbehë sytë për të parë se ka edhe drita që qëndrojnë fikur, që presin pak shpresë për t’i ndezur që të ndriçojnë edhe ato më fort.
Në një kohë kur fëmijët tanë qëndronin pranë zjarrit, shprehnin dëshira për babagjyshin, mendonin si do visheshin e zbukuroheshin për festa, kishte (dhe ka akoma) fëmijë të tjerë, të cilët nuk kishin as ngrohje, as veshje, as ushqim në pjatë e aq më pak lodra.
Ajo që ra në sy këtë fundvit dhe që është për t’u përshëndetur, është fakti se pati shumë ndërgjegjësim, angazhim nga persona publikë dhe jo vetëm për të qenë sado pak në ndihmë të fëmijëve që nuk i kishin mundësitë të festonin me lodra e dhurata, dhe nganjëherë as me ushqim në tryezë.
Shumë persona të ekranit, por edhe njerëz të thjeshtë ndërmorrën nisma për të blerë lodra, rroba, për të dërguar një pjesë të sendeve të tyre personale apo të fmëiëjve të tyre, apo një pajtë ushqim, tek ata që ishin më të pamundur.
Shkëlqimi i syve të atyre vogëlushëve kur morën dhuratat, kur ndjenë dashurinë e njerëzve që i kishin kujtuar dhe nuk i kishin lënë në baltë, kishte aftësinë të konkurronte shkëlqimi ne gjithë dritave dhe pemëve të festave, sepse ai shkëlqim buronte nga zemra. Fare pak, një pako e thjeshtë mjaftoi për t’i gëzuar ata fëmijë, apo ata prindër që në ditë feste patën mundësinë të shtronin tavolinën e të bënin “Gëzuar”. Nuk thonë kot se bamirësia nuk të varfëron, përkundrazi të pasuron shpirtin me gëzimin e atij që ndihmon.
Ndaj, nisma të tilla vlejnë për t’u përshëndetur dhe mbi të gjitha për t’u inkurajuar të vazhdojnë gjithmonë, jo vetëm në kohë festash. Të gjithë bashkë, ne mundemi!
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?