Perberesit
– 100 gr bajame te pjekura
– 100 gr sheqer
– 80 ml uje
Pergatitja
Ne nje tigan te thelle hidhni sheqerin, bajamet e pjekura dhe ne fund shtoni ujin. Vendoseni tiganin ne zjarr te ngadalte dhe trazoheni shpesh derisa te tretet sheqeri. Pasi ka avulluar i gjithe uji, largoheni tiganin nga zjarri dhe vazhdoni te trazoni bajamet edhe per disa minuta. Sheqeri duhet te kristalizohet dhe te marre ngjyre te bardhe. Pasi este kristalizuar i gjithe sheqeri vendoseni perseri tiganin ne zjarr. Sheqeri do te filloje te shkrije perseri duke marre ngjyre kafe dhe do te ngjitet pas bajameve. Pasi procesi ka perfunduar i vendosni bajamet ne tasa te vegjel prej letre ose kaushe derisa te thahen, me pas i servirni ato te ftohta.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu