Baby blues, ja cilat jane simptomat

0 0

Lindja e fëmijës një ngjarje që mund të sjellë shumë ndryshime në jetën e gruas. Fëmija kërkon në vazhdimësi kujdesin e saj, e cila kryesisht gjatë muajve të parë i dedikohet pa asnjë shkëputje vetëm të voglit të saj. Ky fakt, së bashku edhe me ndryshimin hormonal, mund të shkaktojnë tek nëna e re të ashtuquajturat “baby blues”.

Kush preket nga ky shqetësim?

Baby blues prek rreth 80% të nënave të reja gjatë 2-3 javëve të para pas lindjes.

Cilat janë simptomat?

Nëna mund të bëhet shumë e ndjeshme dhe të qajë shumë lehtë, ndihet shpesh në ankth dhe në gjendje depresive; ka ndjenja frike se mos nuk është në gjendje të kujdeset në mënyrën e duhur për fëmijën e saj.

Cfarë ndodh më pas?

Gjithcka fillon të normalizohet pas rreth 20 ditësh, kjo fillon të krijohet një riekuilibrim hormonal, duke bërë që nëna më pas të ndihet më e qetë. Megjithatë njihen edhe shumë raste kur nëna ndihet shumë keq edhe më pas duke përjetuar depresionin post-partum. Ky shqetësim mund të zgjatë gjatë gjithë vitit të parë të jetës së fëmijës.

Cilat janë simptomat e depresionit post-partum?

Nëna mund të ndiejë: shqetësim shumë të madh në lidhje me rritjen e fëmijës; çrregullime me gjumin; humbje oreksi; dhimbje dhe dobësi në musukujt; refuzim ose ndjenja bezdie ndaj fëmijës; nuk është në gjendje të kontrollojë frikën e të qëndruarit vetëm me fëmijën. Në një rast të tillë nëna duhet të pranojë atë që është duke ndodhur dhe të kërkojë ndihmë dhe mbështetje kryesisht nga bashkëshorti i saj. Mund të nevojitet edhe ndërhyrja e mjekut.

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/depresioni-post-partum/

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X