Një blogere Sophie Cachia, përmes një postimi në Instagram u ka bërë apel të gjithë baballarëve të bëjnë foto të nënave me fëmijët në momente të bukura që mund të kapin.
“Të dashur burra. Na bëni foto kur jemi me fëmijët. Kur shikoni se ka momente magjike, të bukura, mallëngjyese, na shkrepni një pozë. Kur isha unë e vogël, im atë bënte shumë foto. Edhe tani që u bëra me fëmijë ai fotografonte çdo moment timin me tim bir. Që kur ai vdiq, kur djali im ishte më pak se 1 vjeç, fotot tani mungojnë. Jam vetëm unë ajo që i bëj foto djalit, ndërsa foto së bashku janë shumë të rralla për të mos thënë që nuk ekzistojnë.
Burri im i urren fotot. Uën nuk guxoj t’i kërkoj të më bëjë një foto, sepse do të më bërtasë, “Mjaft”, do të bërtasë ai, pasi unë t’i jem lutur për pesë minuta pa sukses.
Por unë i dua shumë fotot. Sepse koha fluturon. Dhe ajo që do të na ngelet nga momentet e bukura, janë vetëm kujtimet. Kujtimet ruhen më bukur e më të gjalla në fotografi. Prandaj, të dashur burra fotografojini fëmijët tuaj me nënat e tyre.
Koha kalon shumë shpejt, kthejeni atë në favorin tuaj. Unë ju paralajmërova”, – ka shkruar blogerja.
Lexo edhe: “Arome Nikol”, fotoja e Erisa Xhixhos me te bijen
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu