Figura e babait është shumë e rëndësishme për zhvillimin e mirë psikologjik të fëmijës, e megjithatë në momentet e para pas lindjes marrëdhënia e tyre nuk mund të jetë shumë e fortë krahasuar me atë fëmijë-nënë. Me kalimin e kohës gjithçka do të normalizohetdhe për këtë një rol shumë të madh do të ketë edhe nëna.
Çfarë mund të bëjë babai?
Ai duhet të tregohet më praktik pa u ndier i lënë pas dore. Në vend të kësaj ai mund të ndihmojë nënën në larje, ndërrimin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me fëmijën. Nga ana tjetër për gruan kjo do te jetë një mbështetje shumë e madhe e cila do ta bëjë të ndihet më e qetë dhe e aftë për të përballuar gjithçka në rritjen e fëmijës.
Pse është e rëndësishme figura e babait?
Prezenca e babait do të bëjë që marrëdhënia e nënës me fëmijën të jetë “e sëmurë”. Prania e tij do ta bëjë fëmijën të ndihet mirë, më i pavarur nga nëna dhe nënën do ta bëjë të ndihet edhe grua.
Nga ana e zhvillimit seksual
Nga mosha 3-6 vjeçare fëmija kalon fazën e identifikimit seksual, në të cilin babai luan një rol shumë të rëndësishëm. Ai stabilizon tek vetja e tij shumë virtyte pikërisht duke u “magjepsur” nga nëna dhe identifikuar nga babai (nëse është mashkull) dhe magjepsuar nga babai dhe identifikuar nga nëna (nëse është femër).
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu