Babai bën tatuzah plagën e operacionit të djalit

Joey, në moshën gjashtë vjeçare, ka bere nje operacion ne zemer, qe i ka lene nje shenje te dukshme. Babai, per ta bere vogelushin te ndihet mire ka bere tatuazh nje shenje te ngjashme ne te njejtin vend.




0 0

Joey i vogël, vetëm gjashtë vjeç, doli nga dhoma e operacionit me një shenjë të madhe në trupin e tij. Ajo që me sa duket mund të jetë një “defekt”, është bërë tatuazh i babait të fëmijës, i cili ka vendosur të gdhendë shenjën e fëmijës në lëkurën e tij.

Një tatuazh për t’u përballur me të njëjtën sfidë së bashku

Joey, në moshën gjashtë vjeçare, u desh të përballej me një sfidë të rëndësishme: fëmija në fakt i është nënshtruar një operacioni kirurgjik për një stenozë aortale, që synonte zgjerimin e kësaj arterie të rëndësishme.

Kjo është arsyeja pse babai zgjodhi të bëjë një tatuazh

Ndërhyrja, siç raportohet nga shumë media ndërkombëtare ka lënë një shenjë në trupin e fëmijës 16 centimetra. Babai i Joey, Martin, donte të shprehte solidaritetin e tij dhe afërsinë me djalin e tij, aq shumë sa që ai bëri një prerje vertikale tatuazh që ngjante shumë me shenjën e djalit.

Babai, ashtu si nëna e foshnjës, dëshiron që djali i tij Joey të jetë krenar për plagën e tij, si një simbol i një fitoreje mbi ndërhyrjen mjekësore, pavarësisht nga mosha e tij e vogël. Pak vite më vonë, vëllai i vogël i Joey, Harley, do të duhet t’i nënshtrohet të njëjtit operacion: edhe ai, në fakt, po vuan nga e njëjta diagnozë.

Ndërkohë, Fondi i Kirurgjisë së Zemrës së Fëmijëve lançoi hashtagin e #SelfieePlagës në rrjetet sociale, me qëllim solidarizimin me të gjithë njerëzit me probleme dhe sëmundje të lindura të zemrës.

Lexo edhe: Nena qe pikturoi veten e saj vetem per mos ta bere te birin te ndihet keq






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X