Do të duhet pak kohë që të mësohesh me idenë se trupi i gruas tënde do të ndryshojë dhe rrumbullakoset nga java në javë, si pasojë e rritjes së fëmijës që ajo mban brenda barkut të saj. Për ty në fillim do të jetë disi e vështirë, megjithatë me kalimin e kohës do të mësosh si të hysh në kontakt me fëmijën duke e përjetuar këtë si një eksperiencë pozitive në jetën tuaj. Zëri yt, përkëdheljet e tua drejt barkut si edhe vëmendja ndaj gruas janë shumë të rëndësishme duke filluar nga javët e para të shtatëzanisë.
Rëndësia e zërit tënd!
Jepi vogëlushit tënd sa më shumë mundësi për t’ju dëgjuar zërin, të cilin do ta njohë duke filluar nga muaji i 4-t. Mos u limito në fjalët që do të thuash, të cilat mund t’i shprehësh edhe nëpërmjet ninullave.
Rëndësia e prekjes!
Shqisa e parë që zhvillon embrioni është ndjenja e prekjes, gjë e cila fillon nga java e 8-të, kur ai është vetëm 1 cm. Kjo ndodh sepse lëkura e tij është tepër e ndjeshme. Vendosja duart gruas tënde sipër barkut dhe pas kësaj bebi yt do të ndryshojë pozicion, gjë që do ta ndiesh më shumë me rritjen e tij.
Rëndësia e dialogut!
Të folurit e fëmijës do t’ju bëjë mirë edhe juve, do t’ju bëjë të përjetoni emocione të veçanta dhe mjaft të thella. Do të jetë shumë bukur në momentin kur do të ndieni reagimin e fëmijës tuaj ndaj stimujve që do t’ju jepni. Është shumë e rëndësishme që të shkoni në çdo vizitë që gruaja juaj do të bëjë tek mjeku, por edhe tek kurset parapërgatitore që ajo mund të ndjekë. I bëni këto veprime dhe do të shikoni se marrëdhënia midis teje dhe gruas tuaj do të bëhet edhe më e fortë dhe më e bukur se më parë!
Lexoni edhe: Roli i babait ne jeten e femijes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu