Autizmi, si te ndihmoni zhvillimin e femijes

0 0

Prezenca e autizmit në jetën e një prindi mund të zgjerojë mendjen e tyre mijëra herë më shumë se normalja”. Kështu shprehen ekspertët e trajtimeve të problemeve të autizmit pranë qendrës “Autism speaks”, ku sipas tyre këta prindër bëhen ekspertë të intuitës. Duke qënë se këta ekspertë zhvillojnë terapi të gjata ditore me këta fëmijë kanë paraqitur një përmbledhje për prindërit që nuk janë në gjendje t’ju bashkohen, dhe “pernenat.al” po e sjell sot për ju. Që trajtimi i problemeve të autizmit të jetë më i lehtë edhe për prindërit shqiptarë.
1. Parandaloni zemërimin e çastit
Atë mund ta zemërojë një ndryshim që do të ndodhë, këtu mund të bëjë pjesë edhe një vizitë e papritur tek fqinji. Ju duhet të lajmëroni gjithmonë fëmijën tuaj në lidhje me atë që do të ndodhë më pas. Këtë mund ta bëni edhe 5 minuta para se ajo të ndodhë. Kështu ai do të krijojë njëfarë rutine, do të kuptojë se pasi i keni shpjeguar veprimi do të kryhet. “Për 5 minuta do të bëjmë një banjo”, “Për 5 minuta do të shkojmë në park” etj.
2. Para dhe pas
Zemërimi i çastit tek fëmijët autikë mund të shkaktohet edhe nga të mos marrit e asaj që kërkojnë. Ju duhet të përdoni fjalët para dhe pas për t’i shpjeguar atij se kur do të kryhet ajo që dëshiron. “Në fillim ne do të hamë ushqim, pastaj do të shkojmë jashtë”, “ Si fillimin në do të lahemi, pastaj do të shhkojmë në park”. Në varësi të aftësive të fëmijës mund të përdorni edhe figura ku shpjegohen qartë veprimet para dhe pas.
3. E shpërbleni sjelljen e mirë
Kjo do të favorizoj kryerjen e veprimeve pozitive edhe më pas. “Më pëlqeu shumë që ja dhe lodrën fëmijës në park”. Është shumë e rëndësishme ta bëni atë të kuptojë se cilat janë veprimet pozitive që ai bën, se ju i kuptoni të gjitha veprimet pozitive të tij. E bëni atë të kuptojë se sjellja e mirë do të jetë gjithë vëmendjen tuaj.
4. Përqëndrohuni tek ajo që doni që fëmija të bëjë, dhe jo tek ajo që nuk doni që ai të bëjë
Evitoni përdorimin e fjalës “Mos” dhe “Mjaft”! Për shembull në vend të fjalisë “Mos ngjyros tavolinën” mund të përdorni “ Ngjyros në letër”
Dhe mbi të gjitha mbani mend se kontrollin e keni ju! Prandaj ruani qetësinë!

Lexoni edhe: Ilacet qe mendohet se mund te kurojne simptomat e autizmit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X