Mbrëmjen e së hënës, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare Aurela Gaçe ka qenë e ftuar përballë panelit me gazetarët e vegjël në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Përveç shumë pyetjesh gazmore të fëmijëve, momenti kur skenës iu bashkua vajza e madhe Grace ishte shumë emocionues.
Emocionet u shtuan kur të dyja nënë e bijë kënduan një nga këngët simbol të saj “Fati ynë shpresë e marrëzi”.
Aurela ka shkëputur pjesë nga ky moment dhe i ka ndarë ato me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Arritja ime me e madhe ne jete ,jane femijet . Kur ti shoh te dyja vajzat qe te krijojne e jetojne jeten e tyre sic zemra e prindit deshiron te shohe femijen, ,atehere do te them se i ja dola. …deri atehere kemi shume pune perpara, une e Skerdi . ( edhe jo, nuk deshiroj qe femijet e mi te kene lidhje me skenen. Nese do te ndodhe, do te ndodhe vetem se do ta duan ato vete)
……
Nje super kujtim ne @nekurthinepiterpan me Grace tim #hiriiperendesie“, – ka shkruar Aurela.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu