Këngëtarja Aurela Gaçe ka bërë para pak ditësh një tatuazh të ri, duke gdhendur përjetësisht ashtu si në zemër, edhe në trup emrat e dy vajzave të saj. Por, ajo që e bën të veçantë zgjedhjen e Aurelës është fakti se emrat mbi trupin e saj janë me shkrimin e vajzës së saj të madhe Grace.
Duke bërë vija si në fletore, sipër është shkruar emri i së madhes, Grace dhe poshtë emri i vajzës së vogël Abigail.
Ky do të jetë një kujtim shumë i bukur jo vetëm për këngëtaren si nënë e tyre, por edhe për vetë vajzat kur të rriten.
Lexo edhe: T’i ndryshosh emrin djalit per shkak te nje tatuazhi
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu