Mbrëmjen e djeshme gazetarja Aulona Musta ka përjetuar një ngjarje të rëndësishme familjare dhe në rrëfimin e saj mund ta gjejnë veten shumë nëna me fëmijë të vegjël. Për herë të parë, vajza e saj 4 vjeçe e gjysmë, Amara ka fejtur në dhomën e saj, e ndarë nga prindërit.
Kjo është një arritje e madhe për Aulonën, e cila gjithmonë e kishte besuar si shumë të vështirë këtë proces.
Gazetarja tregon se fillimisht ajo e ka “gënjyer” vogëlushen duke e bërë të besojë se kanë fjetur gjithë natën bashkë dhe në mëngjes mami është zgjuar më herët për të përgatitur mëngjesin.
Postimi i plotë i Aulonës:
“Kjo që shikoni këtu është fytyra e një mami që ja doliiiiii!!! Pooo! Më në fund, pas 4 vitesh e gjysëm, arriti ta nxjerrë fëmijun e saj nga dhoma dhe ta lërë për të fjetur në dhomën e vet!
Pikërisht kur i kisha humbur shpresat dhe mendoja se kjo gjë nuk do ndodhte para moshës 18 vjeçe, ja ku mrekullia ndodhi!
Në fakt, fillimisht kam vendosur ta lë të mendojë se ne thjesht flemë të dyja bashkë nga dhoma tjetër, sepse nuk doja t’ja bëja traumatike “zhvendosjen”, por avash avash kur ta kuptojë qe s’ka asgjë të keqe të flesh në dhomën tënde dhe të zgjohesh natën e mos ta kesh mamin e babin aty, do t’ja them troç: Shiko o bijë se ti po fle vetëm! Urime! Mami dhe babi mund të përdorin dhomën e tyre të gjumit jo vetëm për të fjetur tashmë Po për ju si ka qenë kjo eksperienca e largimit nga dhoma? Jam shumë kurioze të lexoj komentet tuaja, prandaj mos u kurseni!”
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu