Nuk ekziston vetëm festa e nënës, të cilën e festojmë në 8 mars, në ditën e gruas, por ka edhe një festë dedikuar baballarëve. Edhe ata, ashtu si nënat janë shumë të rëndësishëm në jetën e një fëmije dhe në disa vende të botës, sot festohet dita e tyre.
Ndoshta nisur nga kjo festë, është nisur gazetarja Aulona Musta për të shprehur publikisht disa fjalë shumë të bukura dedikuar bashkëshortit të saj.
Shoqëruar me një foto të së bijës me të atin, Aulona përshkruan shumë bukur marrëdhënien e tyre.
Postimi i plotë i Aulona Mustës:
“Për babin më të mrekullueshëm në botë, i cili që nga dita një e deri sot, i ka dhuruar vetëm momente gëzimi dhe lumturie Amarës, të them publikisht faleminderit! Faleminderit që ma ke bërë më të lehtë dhe më të bukur mëmësinë dhe prindërimin, duke qenë babai i mrekullueshëm që ti je çdo moment të ditës! Faleminderit që e ke rritur Amarën me mendimin që princat nuk janë vetëm në përralla, por edhe në realitet dhe prandaj ajo qan kur mendon që nuk do martohet me një princ të mrekullueshëm si babi i saj. Faleminderit që i shpjegon me qetësi e dashuri çdo pyetje dhe situate, edhe kur unë e humbas durimin apo e ngre pak zërin. Amara është e bekuar që të ka në jetën e saj! Une jam e bekuar që ju kam në jetën time! ❤❤”
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu