Të gjithë ndjekësit në Instagram të Aulona Mustës, tashmë e dinë sensin e protagnozimit të vogëlushes së saj Amarës dhe energjinë që e karakterizon atë. Ditën e sotme, Aulona ka publikuar “bëmën” e radhës së Amarës, e cila na mbushi zemrat të gjithëve.
Duke u sjellë si YouTuber dhe me një anglishte perfekte, Amara aktron sikur po ndan me ndjekëset modelin e saj të flokëve.
Përveç talentit të jashtëzakonshëm përpara kamerës, në aktrim, në marrëdhnëie me publikun etj, ajo që bie në sy është edhe mesazhi i fuqishëm që përcjell vogëlushja, që tregon shumë për mënyrën sesi ajo është rritur nga dy prindërit.
Ndër të tjera, Amara u thotë ndjekëseve që mund ta kopjojnë modelin e saj të flokëve dhe nëse hasin vështirësi asnjëherë të mos dorëzohen, por të provojnë sërish e sërish derisa ta arrijnë.
Ndërsa, Aulona nga ana tjetër, duke u marrë me punët e mëngjesit, ankohet që e bija i ” vjedh” telefonin. Megjtihatë, kur ka parë videon e mrekullueshme, tregon se ka qeshur shumë dhe gjithnjë e më tepër kupton sa sukses do të kishte e bija po të ishte një influencuese në YouTube apo pltaforma të tjera.
Për më tepër, shikoni videon.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu