Ato gjerat qe e frikesojne me teper nje nene…

0 0

Të sjellësh në jetë një fëmijë është një proçes që përfshin brenda emocione, ndryshime fizike, ndryshime financiare pa harruar t’i japim rëndësinë e duhur edhe frikës së nënës e cila fillon të shfaqet që në shtatzani.

Cilat janë ato gjëra që e frikësojnë nënën e ardhshme?

  • Dhimbjet e lindjes. Të sjellësh në jetë një njeri sigurisht që dhemb dhe ndonjëherë këtë frikë e bën edhe më të theksuar një emision apo film që gruaja mund të shikojë, i cili përfshin proçesin e lindjes.
  • A do të jetë mirë fëmija im deri në momentin e lindjes? Ashtu si edhe çdo gjë tjetër në jetë, në shtatzani mund të ketë një komplikacion të caktuar, por disa nëna qetësohen në lidhje me shëndetin e fëmijës vetëm kur e sjellin në jetë edhe pse nuk janë duke u përballur me ndonjë problem.
  • Nuk do të jem në gjëndje të ushqej me gji! Ka shumë mënyra për ta bërë gjidhënien të funksionojë, por edhe nëse nuk mundeni (për arsye të ndryshme) nuk duhet ta mundoni veten pasi ai do të rritet mirë edhe me formulë.
  • Do të kem një çarje në zonën vaginale! Asgjë nuk do të jetë më si më parë në zonën intime?! Pavarësisht problemeve që mund të hasni pas lindjes, edhe në zonën intime do të rikuperoni brenda një kohe të caktuar ashtu si në të gjithë trupin.
  • Nuk e kam idenë se çfarë duhet të bëj pas lindjes! Për disa nëna mëmësia është diçka shumë e thjeshtë, ku të gjitha gjërat mendohen se do të shkojnë në mënyrën e duhur, por jo gjithmonë ndodh kështu. Për disa nëna kujdesi ndaj fëmijës konsiderohet si një sprovë e madhe dhe e vështirë që nuk do t’ja dalë dot.
  • Nuk do të mund të kontrolloj urinimin. Kjo frikë fillon të shfaqet kryesisht nga trimestri i fundit.
  • Si do ta përballoj edhe karrierën? Të punosh dhe njëkohësisht të kujdesesh për fëmijën është një përgjegjësi e madhe por edhe një domosdoshmëri. Largoni presionin që ndieni nga vetja dhe i kushtoni vëmendje gjërave sipas rëndësisë.
  • Nuk do të kem një marrëdhënie të fortë me beben time. Ngjan si një frikë qesharake por është e vërtetë. Qetësohuni! Lidhja juaj do të jetë tepër unike dhe e rëndësishme për të dy.
  • Frika do të më mposhtë. Duke menduar të gjitha këto ndjenja do të ndiheni edhe më e “paaftë” por nuk është aspak kështu. Në momentin që do të merrni fëmijën në krah do të dini më mirë se askush tjetër për çfarë ka nevojë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X