Astma gjatë shtatzënisë: mund të mjekohet (dhe duhet të mjekohet). Ja se si

Astma e patrajtuar në shtatzëni mund të çojë në lindje të parakohshme, peshë të ulët së fëmijës pas lindjes dhe brishtësi më të madhe të të porsalindurit.




0 0

Ndërsa deri kohët e fundit tendenca ishte që nënës shtatzënë të mos i jepej asnjë ilaç për astmën me frikën se mund të ndikonte tek fëmija, studimet më të fundit tregojnë se mbajtja nën kontroll e astmës është thelbësore për të zvogëluar probleme të ndryshme tek fetusi që lidhen me vështirësi të sistemit të frymëmarrjes së nënës.

Nëse simptomat përkeqësohen

Siç shpjegon Francesca Giovannelli, specialiste e pneumologjisë në Itali, “në 90% të rasteve simptomat e astmës në shtatzani mbeten të njëjta ose, në disa raste, përmirësohen. Megjithatë, në 10% të mbetur, situata përkeqësohet, veçanërisht në tremujorin e dytë dhe të tretë”.

Terapia

Sidomos nëse gjatë shtatzanisë simptomat e astmës përkeqësohen “ndërhyrja ka një rëndësi thelbësore pasi astma e patrajtuar në shtatzëni mund të çojë në pasoja të ndryshme duke përfshirë lindjen e parakohshme, peshën e ulët të fëmijës pas lindjes, brishtësi më të madhe dhe mungesën e oksigjenit”, shpjegon studiuesja. Me cilat ilaçe? “Strategjia sot – përfundon Giovannelli- është që të jepen beclomethasone dhe fluticasone (ilaçe anti-inflamatore) në bashkëpunim me bronchodilators për një periudhë afatgjatë”.

Lexo edhe: Mitet për astmën që mund t’ju bëjnë keq






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Në cilën javë mund të...

Kanceri në shtatzani është një ngjarje që do ishte mirë të mos ndodhte kurrë, sepse kjo sëmundje mund të ketë një ndikim psikologjik edhe më të rëndë sesa në kohë...

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Koronavirusi në shtatzani, a ka...

Koronavirusi në shtatzani Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X