Astma gjate shtatzanise

0 0

Astma është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila mund të shfaqet edhe gjatë shtatzanisë. Krizat mund të zgjatin nga minuta deri në orë. Astma gjatë shtatzanisë shfaqet si pasojë e uljes së përçueshmërisë së ajrit dhe uljes së rezistencës pulmonare, gjendje kjo e shkaktuar nga veprimi i progresteronit. Kjo sëmundje karakterizohet nga inflamacioni i rrugëve ajrore në të cilat grumbullohen eozinofilet, limfocitet, qelizat mastocitare etj, të cilat sjellin ulje të diametrit të rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e kontraktimit të muskulaturës së lëmuar, trashjes së sekrecioneve si edhe edemave.
Cilat janë simptomat?
– Ngushtim në gjoks;
– Frymëmarrje me zhurmë;
– Kollë;
– Shkurtim të frymëmarrjes;
– Acarime edhe nëse nuk i stimulon diçka konkrete;
– Zgjim gjatë natës;
Cfarë e shkakton astmën?
Astma shkaktohet nga ndërveprimi i faktorëve gjenetikë dhe ambientalë.
– Irrituesit
Tymi i sobës, tymi i duhanit, pluhuri, aromat e forta etj.
– Gjendja shëndetësore
Sinuset, refluksi, infeksionet vaginale etj.
– Alergjenët
Insektet, furrtarët, polenet etj.
– Ajri i ftohtë
– Stresi
– Medikamentet e ndryshme
Si duhet bërë mjekimi?
Format e rënda të astmës kërkojnë kujdes të veçantë pasi krizat asmatike mund të sjellin pasoja negative për fetusin. Gruaja shtatzanë në këto raste duhet të mbahet nën vëzhgim. Kontrolli i keq i shtatzanisë mund të shkaktojë lindje para kohe, peshë fetale të vogël, vdekje fetale në miter, hipertension gjatë shtatzanisë. Është e rëndësishme që gratë shtatzana të kujdesen që të mos pinë duhan, të evitojnë të gjitha produktet që acarojnë astmën, të shmangin të ftohtin.
Në rast se vuajnë nga refluksi gastro-intenstinal të bëhet kujdes ne mënyrën e ngrenies në porcione te vogla e të shpeshta, të evitohet shtrirja menjëherë pas ngrënies Në rast se gruaja ka nisur vaksinat para shtatzanisë, ajo mundet t’i vazhdojë me kujdes. Nuk lejohet që të nisë vaksinimin pasi ka mbetur shtatzanë. Vaksina gripit mund të bëhet, por pas tremestrit të dytë.

Lexoni me shume: Konsumimii perimeve ne shtatzani ul rrezikun per tu prekur nga astma






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X