loading

Astma dhe alergjitë te fëmijët: provoni t’i kuroni me terapinë e kafshëve

Si t’i mbrojmë fëmijët nga astma dhe alergjitë? Lërini të rriten pranë ndonjë ferme.




0 0

Shoqëria e kafshëve në fermë apo edhe macet, në të vërtetë, mund të “mësojnë” sistemin imunitar të mos reagojë ndaj substancave të padëmshme – siç ndodh me alergjitë – por të aktivizohet vetëm në prani të rreziqeve të vërteta për trupin. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në Gazetën e Alergjisë dhe Imunologjisë Klinike nga një grup studimor evropian i Universitetit të Zyrihut (Zvicër).

Eksperimenti në fermë

Autorët shpjegojnë, se dihet që mikroorganizmat e pranishëm në ferma mbrojnë fëmijët nga astma dhe alergjitë. Sidoqoftë, efekti i dobishëm mund të jetë për shkak të molekulave të tjera jo mikrobike si për shembull acidi sialik, i quajtur N-Glycolneuraminic (Neu5Gc), i pranishëm tek shumë kafshë bujqësore, që mungon në organizmin e njeriut, do të ishte efektiv kundër inflamacionit të indeve të mushkërive. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit matën përqendrimet e antitrupave Neu5Gc në gjakun e 1,135 fëmijëve në vit, katër vjeç e gjysmë dhe gjashtë vjeç. Ata pastaj krahasuan të dhënat e marra me rastet e astmës së regjistruar në mesin e pjesëmarrësve të vegjël. Në përfundim të studimit, u zbulua se fëmijët që jetonin në ferma kishin shumë më shumë antitrupa kundër Neu5Gc në gjak dhe ata me më shumë antitrupa vuanin më pak nga astma.

Konfirmimet në laborator

Shkencëtarët administruan gjithashtu molekulat Neu5Gc te disa minj astmatikë, duke zbuluar se trajtimi përmirësoi funksionin e mushkërive, duke zvogëluar simptomat e astmës. Për më tepër, ata vëzhguan se vendosja në kontakt me Neu5Gc nuk zvogëlon imunoglobulinën E, një antitrup që shpesh ndodh gjatë reaksioneve alergjike, por ka prodhuar një përgjigje anti-inflamatore të sistemit imunitar. Kjo ndodh përmes të ashtuquajturave qeliza T rregulluese, të cilat janë të pranishme në sasi të larta: sipas rezultateve, ato janë në gjendje të stimulojnë përgjigjet e pasakta të sistemit imunitar dhe të kenë një efekt të fortë anti-inflamator.

Lexo edhe: Pastërtia e tepërt nuk i bën mirë fëmijëve, ekspozojini ndaj baktereve


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Përgatitja: Sekreti i një prindërimi...

Të dyja këto janë shumë të rëndësishme. Kujdesi para lindjes ka një rëndësi të madhe për një shtatëzani të shëndetshme dhe ndihmon për t'u përgatitur për lindjen, dhe dekorimi i...

Koha aktive para telefonit nuk...

Koha që fëmijët kalojnë përpara ekranit përbën shqetësim për çdo prind të ditëve të sotme. Problemi më i madh është tek dyzimi, pasi si prindër e dimë se duhet të...

Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor: 5...

Dhe, edhe pse njerëzit flasin më shumë për probleme të tilla si depresioni dhe ankthi, shoqëria jonë është e mbushur me komplekse dhe keqkuptime. E vërteta është se një çrregullim...

“Unë isha delja e zezë...

Tashmë nënë e tre fëmijëve të vegjël, 27-vjeçarja kujton se i ati u largua kur ajo dhe e motra ishin shumë të vogla. "Mbaj mend që babai im më mbrojti...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X