Askush nuk jua ka thënë. Këto janë përfitimet e shkëlqyera nëse keni fëmijë me diferencë të madhe moshe.

Do ta filloj këtë artikull me një rrëfim modest. Kur u bëmë prindër me fëmijën tonë të parë (10 vite më parë) ne sapo ishim martuar.




0 1

Ende të parritur mirë ne kishim bërë një hap të madh dhe kishim marrë përgjegjësi të mëdha në jetë.

Lajmi se do të kishim përsëri një fëmijë më frikësoi disi por tani 5 muaj pasi jam bërë nënë, e kuptoj se sa gëzim i veçantë është të jesh nënë e fëmijëve që kanë diferencë të madhe moshe.

Më poshtë ju tregoj disa fakte për këtë që mbase nuk i dinit.

 1.Do të keni mjaftueshëm kohë për të shijuar mëmësinë.

Meqënëse fëmija juaj do të jetë tashmë i madh dhe i pavarur, ka më pak gjëra për të cilat duhet të shqetësoheni. Fëmija juaj i madh mund të lahet vetë, të ushqehet vetë dhe madje të paketojë çantën e tij të shkollës pa pasur nevojë të vraponi pas tij. Kjo ju jep më shumë kohë për t’u përqëndruar tek i vogli dhe për të pasur ca kohë edhe për veten tuaj! Në fund të fundit, kjo mund të jetë hera juaj e fundit që bëheni prindër dhe ju dëshironi ta jetoni atë plotësisht!

  1. Nuk do të ketë rivalitet mes fëmijëve

Fëmija juaj i madh mund të jetë akoma i dashuruar me lodrat e tij dhe sendet e tjera, por do të ketë më pak zënka mbi kanalet vizatimore, lodrat dhe karamelet! Ju nuk do të gjendeni duke ulëritur dhe bërtitur në përpjekje për t’i ndarë këto gjëra. Të dy do të kenë gjëra të veçanta dhe rrallë do t’i shihni të zihen për gjërat e njëri-tjetrit.

  1. Duart e vogla të të rriturit do të jenë një ndihmë e madhe për ju.

Të jesh një nënë e re do të thotë të ndryshosh shpesh pelenat apo edhe të ushqesh fëmijën për një kohë të gjatë. Por mund të merrni frymë lirisht kur të shihni fëmijën tuaj më të rritur duke ju ndihmuar, qoftë duke ju marrë një pelenë apo duke e tundur bebin për në gjumë. Ndihma nga i vogli juaj do të shijojë shumë.

  1. Lidhja e fortë dhe e thellë

Nëse fëmijët kanë diferencë të madhe moshe mes tyre do zhvillohet një lidhje shumë më e madhe dashurie dhe dhembshurie. Fëmija më i madh fiton respekt dhe besim ndërsa i vogli merr një kujdes të madh dhe mbrojtje. Do të befasoheni kur të shihni se si fëmija i madh do t’i mësojë të voglit të ushqehet apo të jetë i durueshëm, ose kur t’i lexojë tregime. Të dy do të përfitojnë jashtëzakonisht nga ky ritual dhe kjo do të forcojë marrëdhënien e tyre. Gëzimi juaj nuk do të ketë kufij kur të shihni fëmijën tuaj më të madh duke marrë rolin e një prindi.

  1. Do të ndiheni shumë më të rinj edhe një herë

Thuhet se kurrë nuk je aq i moshuar sa për të mos parë një film të Disney. Por të bëhesh prind do të thotë që për vite të tëra do të shohësh filma vizatimorë. Dhe bashkë me këto do të shikoni edhe njëherë këmbët e vockla që mësojnë të ecin por kësaj here do të keni më shumë përvojë dhe më pak gjëra për t’u shqetësuar!

Lexo edhe: 10 përfitimet e fëmijëve me diferencë të vogël moshe






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X